1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Me referendumin Tsipras do të krijojë fakte

Në një fjalim televiziv kryeministri grek Tsipras shpalli zhvillimin e referendumit për marrëveshjen që kërkohet me kreditorët. Por ende është e pasigurtë nëse kreditorët duan të mbeten peng i kësaj.

Pas një takimi emergjent të kabinetit të qeverisë greke, kryeministri grek Aleksis Tsipras shpalli pak para orës 1 të mëngjesit para kamerave referendumin për të dielën e ardhshme, më 5 korrik. Objekt i referendumit do të jetë "pranimi ose jo i propozimeve të bëra nga institucionet", paralajmëroi kreu i qeverisë greke. Për këtë hap ai i kishte informuar ndërkohë presidentin francez, Francois Hollande, kancelaren gjermane, Angela Merkel, si edhe kreun e Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, tha Tsipras.

Tsipras u ankua për "ultimatumin shantazhues" të kreditorëve dhe u bëri thirrje grekëve që me "vendosmëri, por të qetë t'i japin një përgjigje autoritarizmit dhe politikës së ashpër të kursimeve". Megjithë qëndrimin e ashpër, politikani i majtë pati edhe një lutje për kreditorët: Zgjatjen e programit të shpëtimit për Greqinë, që përfundon më 30 qershor, me disa ditë, me qëllim që populli grek të vendosë në liri dhe pa "presion ose shantazh".

Hap i planifikuar që më parë?

Politologu grek, Lefteris Kousoulis është i zemëruar me qeverinë greke. Sipas tij ajo ka bërë negociata sa për sy e faqe dhe ka vënë tej mase në provë besimin e partnerëve europianë, kritikon ai në bisedë me Deutsche Wellen. "Me sa duket grekët qeveritarët grekë kanë ndjekur një plan, krijimin e kushteve për daljen e Greqisë nga eurozona dhe izolimin e vendit për stalinizimin e tij", thekson Kousoulis.

Griechenlandkrise Treffen von Angela Merkel, Alexis Tsipras, Francois Hollande in Brüssel

Takim i Tsipras me krerët europiane -26.05

Kjo kur ministrat e Financave të eurozonës në takimin e së shtunës (27.06) në Bruksel shpresonin të binin në ujdi për një paketë reformash me Athinën. Sipas Kousolis ka gjasa që ata të mos mblidhen, sepse ky takim nuk ka kuptim tanimë, mendon politologu.

Nata e gjatë e pasigurisë

Me fjalimin e tij kryeministri grek ka shprehur edhe qëndrimin e tij personal për referendumin, është i mendimit analisti grek i televizinit Skai, Stratos Ballis. Duket shumë qartë që Tsipras është pro refuzimit të propozimeve. Më qartë e shprehu në emisionet e mëngjesit në median greke, ministri i Brendshëm, Jorgos Katrougalos. "Ne duam një marrëveshje më të mirë, ne duam mirëqenie në Europë. Për këtë arsye jemi kundër. Çdo gjë tjetër do të ishte njësoj sikur të nënshkruanim vdekjen tonë dhe të fëmijëve tanë" lëshon bubullimat juristi Katrougalos.

Kryetarja e parlamentit grek, Zoe Konstantopolu i bëri thirrje popullatës për një "akt të rezistencës" dhe theksoi se parlamenti grek do të zhvillonte një seancë të jashtëzakonshme për t'u konsultuar me referendumin.

Levteris Koussoulis Politikwissenschaftler aus Griechenland

Politologu grek Lefteris Kousoulis

Pak pas fjalimit të kryeministrit, shumë vetë iu drejtuan bankomatëve në Athinë dhe qytete të tjera për të marrë para. Por nuk pati shumë radhë të gjata, ndoshta për shkak të orëve të vona. Sipas informacioneve të televizionit Antenna natën ka pasur përplasje me demonstruesve autonomë dhe policisë në qendër të Athinës.

Kritikë e ashpër e opozitës

Po sikur grekët të miratojnë propozimet kundër pritshmërive të partisë së majtë qeverisëse? Për këtë ministri i Brendshëm grek Katrougalos ka një përgjigje të thjeshtë: "Po qe se populli vendos për nënshtrimin, po qe se populli do të bëjë vetëvrasje, atëherë është përgjegjësi e popullit".

Por krerët e opozitës nuk duan të pranojnë këtë. Kreu i konservatorëve, Antonis Samaras akuzon kryeministrin se do të mbajë një referendum për anëtarësinë e Greqisë në eurozonë, ndërkohë që ish-ministri socialist i Financave, Evangelos Venizelos bën fjalë për një "përpjekje për puç" të partisë së majtë.

Dimitris Tsiodras, zëdhënës i partisë socialdemokrate To Potami përpiqet me ironi të karakterizojë këtë situatë: Pas pesë muajsh në post kryeministri vendosi që të mos marrë asnjë vendim për çështjen nëse Greqia duhet të qëndrojë në eurozonë. Në vend të kësaj rezultatin e punës së tij, ai do t'ia ngarkojë popullit."

Reagime të forta ka shkaktuar në Athinë edhe disa paralajmërime të politikanëve të majtë: "Kush është pro ujdisë me kreditorët, ai bëhet palë me ta." Politoligu Lefteris Kousoulis shprehet me zemërim se "këta njerëz e shohin pushtetin si qëllim në vetvete dhe duan të nxisin dasinë në shoqërinë tonë."

DW.COM