1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Me qëndrime të ndara - Serbët do të dalin dhe s´do të dalin në zgjedhje

Autoritetet kosovare mirëpresin daljen e serbëve në zgjedhje. Qeveria e Serbisë bën thirrje për bojkot të zgjedhjeve, por nuk i përjashton ata që preferojnë të votojnë.

default

Pamje nga Peja

Në Gorazhdevc, rreth 7 kilometra në jug-lindje të Pejës jetojnë rreth 1100 banorë. 95 për qind prej tyre i takojnë komunitetit serb, të cilët janë të ndarë në dy rryma: njëra, e cila vazhdon t´iu qendrojë besnike thirrjeve të qeverisë së Serbisë si dhe tjetra, e cila provon të kap fillin e jetës në Kosovë. Ndarja vazhdon thonë serbët e këtushëm: "Gorazhdevci është i ndarë në dy taborre. Kështu ishte më heret dhe kështu vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite, fatkqesisht. 'Sikur të ishte i ndarë vetëm në dy taborre.' Por, më shumë!'"

Ahtisaari meets the Leaders of the Kosovo Serbs

Në takimin e Ahtisarit në janar 2006 me Oliver Ivanoviç (në qendër) Ranjel Nojkiç dhe Goran Bogdanoviç, sot ministër serb për Kosovën në qeverine e Serbisë (djathtas)

Bogdanoviç: Serbët që votojnë në Kosovë nuk do t´gjenden përballë presioneve

Ministri serb për Kosovën në qeverine e Serbisë, Goran Bogdanovic, thotë se serbët kanë vullnetin e lirë për të zgjedhur. Në dallim nga herët e tjera, ai kësaj radhe tha se ata që votojnë nuk do të gjenden përballë presioneve.

"Qëndrimi i qeverisë së Serbisë ndaj pjesëmarrjes në zgjedhjet e Kosovës, dihet. Por kjo nuk do të thotë se ata që preferojnë të dalin në zgjedhje, do të përjashtohen. Qeveria do të respektojë të gjithë ata serb, të cilët do të punojnë me institucionet e Kosovës në interes të bashkësisë serbe dhe të qytetarëve të Kosovës. E përsëris, ne këtë e kuptojmë dhe sigurisht nuk do të ndërmarrim asnjë mase ndaj atyre që do të votojnë, gjë e cila ka ndodhur me parë, fatkqesisht." -deklaroi z. Bogdanovic të mërkurën në Manastirin e Deçanit.

Kosovo Decani Kloster

Manastiri i Deçanit

Jetoj në Kosovë e votoj për Serbinë

Një mesazh i tillë nuk vlen për një të ri serb, i cili nuk lëkundet nga pozicioni i tij strikt: "As kam votuar e as s´do të dal kurrë në zgjedhjet e Kosovës. Në të Serbisë, po. Për shtetin tim, votoj gjithmonë." Një i ri serb, i cili nuk dëshiron identifikohet, punon dhe studion per arkitekturë. Por, megjithëse në moshë të re, dhe e ka gjetur veten mjaft mirë në Kosovë, ai nuk ka votuar asnjëherë për institucionet e Kosovës. "Po ta kisha ndërmend, do të dilja edhe ne zgjedhjet e tjera. Ndërsa, mendimin e qytetareve te tjere nuk e di."

Ndryshe mendon Slavisa Doganiç, 50 vjeç, i cili sapo u shkëput nga rrugica e fshatit. Ai jeton dhe punon në Millanovc të Serbisë, ndërsa në Gorazhdevc ka ardhur të vizitojë të ëmën e tij. "Po, unë në zgjedhje kam dalë edhe më parë dhe nëse gjendem këtu, nëse jam në listen zgjedhore, do të votoj prapë për institucionët e Kosovës. Duhet, përderisa jetojmë këtu e me ta. Mua më pengon vetëm e keqja dhe asgjë tjetër. Nuk ka rëndësi kush udhëheq. Vetëm le të jetë paqe!"

Voting Verarbeitung im Kosovo

Kosova në 12 dhjetor shkon në zgjedhje të parakohshme

Serbët e Gorazhdevcit janë të ndarë në dy grupime

Zoran Dashiq, 50 vjeç nga Gorazhdevci, që nga zgjedhjet e para në Kosovë është kryetar i Ekipit Mobil në kuadër të Komisionit Komunal Zgjedhor në Pejë. "Atmosfera për pjesëmarrje në zgjedhje nuk është edhe aq e mirë. Qytetarët këtu marrin pjesë në të gjitha zgjedhjet, secili ku të dojë. Pra, dikush në zgjedhjet e Kosovës, dikush në zgjedhjet e Serbisë, e dikush në të dyja", thotë z. Dasiq, i cili me ekipin e tij mobil shkon nëpër vendbanimet serbe për të mbledhur votën.

Në dallim nga të tjerët një mesoburrë që ngjitet me biçikletë, as ka votuar e as do të votojë për asnjë kandidat as parti. "Unë s´kam dalë kurrë në zgjedhjet e Serbisë. As në zgjedhjet e Kosovës nuk dal, sepse jam i zhgënjyer nga të dyja palët. Nuk ka gjë nga kjo! “-thotë ai.

Institucione paralele Kosovë-Serbi

Në Gorazhdevc, në njërën anë funksionojnë Zyra Komunale për Komunitete, Zyra për Punë dhe Mirëqënie Sociale si dhe Zyra Ndërlidhese për të Drejtat Ligjore, në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, Shkolla Fillore dhe e Mesme, në të cilat mësimi mbahet me planprogram të qeverisë së Serbisë, një ambulancë, e cila financohet nga qeveria e Serbisë dhe sipas banorëve të këtushëm, pritet edhe ndërtimi i një spitali po nga fondet e Serbisë. Rreth 100 metra larg objektit të komunës është dyqani i fshatit përplot mallëra nga vende të ndryshme. Këtu punon Ranko, 46 vjec, i cili shet me çdo lloj monedhe. "Punojmë me dinarë, me euro, me dollarë, me gjithfarë monedhash dhe pastaj i këmbejmë", rrëfen Ranko, teksa i kthen kusurin klientit të tij, i cili është mjaft I qartë sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje. Sepse, vota e tij ka një çmim.

Vota e qytetarit kushton

"E dini si? Dikush që bën fushatë duhet të premtojë diçka me të cilën tërheq vëmendjen time. Duhet ta gjej veten aty, sepse sot çdo gjë paguhet. Por, as politikanët e Kosovës nuk kanë bërë gjënë e duhur me popullin. Që ne të bëhemi pjesë e institucioneve të Kosovës, në krye të shtetit do duhej të vihen intelektualë të vërtet që dinë të ofrojnë komkpromis. Të gjejnë një formë pajtimi, sepse ka shumë gjëra që nuk janë bërë në Kosovë", thotë Ranko, i cili në shkëmbim të votës së tij do të dëshironte pak më shumë sinqeritet nga liderët politik. Në komunën e Pejës rreth janë1500 qytetarë serb me të drejtë vote.

Autor: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 26.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QJXa
  • Data 26.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QJXa