1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Me profesionalitet dhe ndjeshmëri - Me kontrollorët e kufirit greko-turk

Në kufirin greko-turk janë vendosur që prej muajit nëntor punonjës të agjencisë evropiane për ruajtjen e kufijve, Frontex. Ata ndihmojnë autoritetet greke për sigurimin e kufirit të jashtëm me BE-në.

default

Që prej muajit nëntor në kufirin greko-turk ndodhen në detyrë punonjësit e agjencisë evropiane të mbrojtjes së kufirit, Frontex. Ata ndodhen atje për të ndihmuar autoritetet greke për sigurimin e kufirit të jashtëm të BE-së. Në mision ndodhen edhe 30 punonjës të policisë federale gjermane. Ata kontrollojnë vendet në të cilat qeveria greke ka planifikuar të vendosë së shpejti telat me gjemba, për t'u mbrojtur nga rrymat e refugjatëve.

"Emri im është Gennaro Di Bello, unë jam inspektor policie dhe vendi nga vij unë është Vupertali." Prej disa javësh vendi i punës së Gennaro Di Bellos nuk është më në Landin e Vestfalisë Renanisë veriore, por ndodhet në Greqi në lindje të vendit, direkt në kufirin me Turqinë. 42-vjeçari është duke kaluar me një automjet të rëndë të policisë federale nëpër një fshat në veri të qytezës Orestiada.

Patrulla të përbashkëta

Krah Gennaro Di Bello-s në makinë ndodhet një koleg i policisë italiane. Të dy punojnë në Greqi në kuadër të misionit evropian Frontex. Që prej muajit nëntor punonjësit e Frontex-it që vijnë nga të gjitha vendet e BE-së ndihmojnë kolegët grekë në sigurimin e kufirit të jashtëm të BE-së, me Turqinë. Emri i misionit të Frontex-it, është RABIT.

GSG 9 nach Algerien

"Kur Greqia u bë shkak për organizimin e misionit RABIT, në kufi hynin përditë deri në 250 vetë. Prandaj kjo pikë këtu është shumë e nxehtë. Pika e vetme kufitare midis Greqisë dhe Turqisë, ku mund të vihet nëpërmjet tokës, pa lagur këmbët nga Turqia ne Greqi, e në këtë mënyrë pra në Bashkimin Evropian." - thotë Di Bello.

Tre të rinj 14-15 vjeçarë ecin në anë të rrugës. Duart i kanë në xhepa dhe shohin disi me mosbesim. Arsye e mjaftueshme për punonjësit e Frontex-it për t'i ndaluar tre të rinjtë. Një bisedë e shkurtër në gjuhë të përzier greqisht dhe anglisht dhe shpejt merret vesh, se tre të rinjtë nuk janë migrantë ilegalë, por janë tre të rinj të zonës që vijnë vërdallë. Policët kërkojnë falje dhe vazhdojnë rrugën.

"Ne do të shkojmë tani në zonën e ndaluar ushtarake. Më mirë të themi diku pata zonën së ndaluar. Kjo dallohet edhe nga uturimat e makinës." - - thotë Di Bello. Rruga kalon nëpër fusha me gropa, plot baltë përgjatë kufirit greko-turk. Përreth shkurre, pemë të vogla, zona është e mbuluar. Pikërisht këtu qeveria greke do të ngrejë muajt e ardhshëm një gardh telash me gjemba për të bllokuar rrymat e refugjatëve ilegalë që futen këtu.

Shefi i policisë së rajonit Orestiada, Georgios Salamagkas, nuk pret dot deri sa të shohë këtu gardhin me tela: "Nëpërmjet telave me gjemba ne do të mbyllim këtë portë 12,5 kilometratë gjerë, prej të cilës futen në vit deri në 36 mijë refugjatë ilegalë, gra, burra, fëmijë, në këmbë, me karrocë, me paterica."

Ne i ruajmë refugjatët nga fatkeqësitë

Kthehemi në makinën e Gennaro Di Bello, drejtuesin e kontigjentit gjerman të ekipit të Frontex-it gjerman. Polici gjerman është i kënaqur me punën e bërë deri tani. Kryesisht sepse ekipi ndërkombëtar për ruajtjen e kufirit ka arritur herë pas here të kapë kontrabandistë. Di Bello thotë se ai e bën në mënyrë profesionale ruajtjen e kufirit. Megjithëse ai pranon se nuk është se nuk i bëjnë përshtypje ato që sheh këtu.

"Sigurisht, që këto fate, kur takohesh me një familje nuk mund të mos të të prekin. Por, duhet thënë se ne kemi edhe një hapësirë të caktuar veprimi dhe kur takojmë familje me fëmijë të vegjël dhe ne e shohim se ekziston mundësia që t`i lemë ata të kalojnë kufirin, atëherë kështu bëjmë. Kjo është një liri që ne e kemi fituar dhe edhe e vëmë në jetë." "T'i lësh të kalojnë kufirin" -do të thotë që refugjatët të lejohen të kalojnë kufirin grek dhe të mos kthehen mbrapsht në pjesën turke. Në këtë mënyrë, mendon Gennaro Di Bello, mund të plotësosh një dëshirë të refugjatëve: "Për shembull dhjetë afrikane që futen në mënyrë profesionale kontrabandë në kufi, dhe ne nuk i zbulojmë. Këto dhjetë gra, nëse nuk zbulohen mund të shiten në Evropë. Shitja e tyre fillon me daljen në rrugë në Itali, deri në Skandinavi. Këto gra shiten dhjetë mijë herë. Prandaj unë nuk jam në gjendje të kuptojë të gjithë ata njerëz që na kritikojnë se ndalojmë refugjatët të kërkojnë lumturinë e tyre. Unë mendoj se pjesërisht, ne i ruajmë refugjatët nga fatkeqësia."

Autor: Steffen Wurzel / Aida Cama
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 31.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/1084g
  • Data 31.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/1084g