1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Me një program drakonian kursimesh Greqia i përulet presionit të BE

Kryeministri i Greqisë Papandreu prezantoi në Greqi një plan të ri, edhe më të rreptë kursimesh. Bëhet fjalë për masa të rrepta, por të cilat megjithatë nuk janë fare të parrezikshme

default

Kur në Athinë flasin pas paketës së dytë të kursimeve për gjak, djersë dhe lotë, atëherë mund të mbash parasysh se këtu ka edhe lotë krokodili. Në Egje në fund të fundit kanë jetuar për vite të tëra me ndihmën e parave të BE shumë mbi mundësitë reale. Dhe tani ka ardhur momenti që të pastrohen më në fund hauret e Ogjesë. Prandaj edhe hapat e ndërmarrë tani janë të drejta. Sepse Greqia dhe sjellja e saj financiare duhet kontrolluar me imtësi për shkak të marifeteve shumëvjeçare Që asaj duhet t'i mblidhet, për këtë nuk ka asnjë dyshim.

Por përballë acarimit ndaj Greqisë, që sundon kudo në Berlin, Paris, Bruksel dhe në vende të tjera, aspekte të tjera për fat të keq harrohen pak. BE nuk mund ta lirosh fare nga përgjegjësia, që në Egje u krijua një kaos i tillë i madh financiar. Pesë herë dëgjon të thuhet tërhoqi vëmendjen Zyra Evropiane e Statistikave vitet e kaluara për shifra të gabuara, që raportoheshin nga Athina, por thuajse asgjë nuk u ndërmor. Veç kësaj, Brukseli nguli këmbë në vitin 2004, për shkak të dyshimeve në sjelljen financiare të Greqisë, që të lejohen kontrollet në vend. Por këtë e refuzuan anëtarët e tjerë të BE.

Këta elementë duhen mbajtur në mendje, kur të hidhet vështrimi të premten drejt Berlinit, ku kancelarja Angela Merkel do të presë kryeministrin grek, Jorgos Papandreu. Kësaj i shtohet fakti që kreu i qeverisë së Athinës ka një hapësirë të vogël manovrimi. Megjithëse për vendin e tij kërkohen masa të forta kursimi, këto masa në fund të fundit ai mund t'i ndërmarrë vetëm me popullin e tij dhe jo kundër tij. Me fjalë të tjera: ndryshimet drastike të nisura mund të marrin fund dhe të kthehen ndoshta në të kundërtën e tyre, nëse presioni e kalon kufirin e dhimbjes së durueshme.

Kështu që duhet avancuar duke mbajtur me kujdes ekuilibrin. Duke e mbajtur atë me kujdes, midis reformave të nevojshme urgjentisht në Greqi dhe barrës për popullin atje.

Autor: Ulrih Pick

Redaktoi: Angjelina Verbica

DW.COM

  • Data 04.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MJXp
  • Data 04.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MJXp