1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Me myslimanët gjermanë kundër policisë së Sheriatit

Veprimet e "Policisë së Sheriatit" duhen marrë seriozish dhe duhen ndaluanr menjëherë, mendon Volker Wagener.

Me jelekët e tyre plastikë ngjyrë portokalli ata duken si ndihmësit për raste avarish të Klubit Automobilisitk Gjerman ADAC. Sikur të mos kishin mjekra tepër të gjata dhe fjalët "Policia e Sheriatit" shkruar në shpinën e jelekëve, mund të ishim të qetë që në mes të Gjermanisë shfaqet një lloj gatishmërie e tillë ndihme thuajse parandaluese. Por në fakt ata janë salafistë që bëjnë sikur kanë pushtet shtetëror dhe u drejtohen të rinjve muslimanë për t'u treguar atyre rrugën e drejtë islame. Ky mund të jetë një provokim, por me shaka të tilla salafiste nuk duhet mund të qeshësh.

Salafistët janë të rrezikshëm, myslimanët jo

Skena salafiste në Gjermani është në rritje. Sidomos në landin Nordrhein-Westfalen. Rreth 1.800 pasues numëron ky drejtim ultraortodoks i fesë islame. Wuppertal-i konsiderohet si bastion i salafistëve, të cilët e refuzojnë demokracinë si nje gjë të krijuar nga njeriu. Ata predikojnë një drejtim fjalë për fjalë të fesë islame. E gjitha kjo është në kundërshtim me Kushtetutën, prandaj duhet të trajtohet sa më shpejt si e tillë.

Volker Wagener

Volker Wagener

Nuk mund të pranohet që monopoli i pushtetit të shtetit të vihet në pikpyetje. Për këtë përgjigja e shpejtë politike ndaj fenomenit të Wuppertal-it është e saktë. Jelekët e Sheriatit duhet të konsiderohet si uniforma dhe shfaqja e tyre frikësuese në grup, si shkelje të ligjit për tubimin dhe mbledhjen.

Policia e Sherihatit maskon synimet e Xhihadit

Sigurisht shteti demokratik ka vetëm një hapësirë të kufizuar reagimi. Për sa kohë që salafistët nuk bëjë më shumë se të misionojnë në mënyrë provokative, ata as mund të nxirren nga ligji dhe as anëtarët e tyre nuk mund të arrestohen. Dhe islamistët e njohin mirë kuadrin e kufizuar të pushtetit shtetëror. Kryesuesi i skenës së Wuppertal-it është një gjerman i konvertuar. Sven Lau, i njohur gjithashtu si Abu Ademi, është nën mbikqyrjen e autoriteteve gjermane. Ish-zjarrfikësi nga Mënchengladbach-u ka vite që vepron si zjarrvënës. Dhe ai i njeh mjaft mirë mekanizmat e botës demokratike të mediave. Çdo sfidë e vogël që guxojnë salafistët e tij u sjellin atyre vëmendje dhe popullaritet në skenën islamike. Një sukses propagandistik aksioni në Wuppertal ishte gjithsesi. Dhe në fund të fund të fundit ky dhe suksese të tjera propagandistike u shërbejnë qëllimit të vërtetë: të mbjellin urrejtje ndaj perëndimit dhe të nxisin një luftë të shenjtë. Materialet e salafistëve në Youtube e dëshmojnë këtë qartësisht.

Nevijitet aleancë me muslimanët gjermanë

Shteti gjerman ku sundon ligji ka mënyra dhe mjete dhe rrugë për t'i identifikuar dhe përndjekur shkeljet e ligjit prej islamistëve. Kjo është diçka, por jo e mjaftueshme për t'iu kundërvënë kërcënimit të dukshëm islamik në Gjermani në epokën e internetit. Të gjënjyerit që luftojnë në emër të fesë mund ta përhapin në mënyrë mjaft masive në internet versionin e dhunshëm të të kuptuarit të tyre të fesë islame. Shumë më i efektshëm se të gjitha reagimet e policisë dhe të organeve ligjore ndaj makinacioneve islamike në Gjermani do të ishte një aleancë krah për krah me shumicën më të madhe të myslimanëve këtë, të cilët e refuzojnë dhe e hedhin poshtë gjithashtu botëkuptimin e salafistëve. Sepse vetëm 0.1 për qind e muslimanëve gjermanë janë salafistë. Ky do të ishte një eksperiment shumë konkret i një politike praktike integrimi.