1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Me metoda dhe gjuhë të përbashkët në luftën kundër krimit

Rritja e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ishte synimi i projektit dy vjeçar të Shërbimit Federal të Kriminalistikës të Gjermanisë dhe Autrisë me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Wer hat das Bild gemacht/Fotograf? Silvera Padori - Klenke Wo wurde das Bild aufgenommen: 12. Dezember 2012, Hotel Steigenberger Berlin Weroder was ist auf dem Bild zu sehen: Teilnehmer der Konferenz (Polizeiprojekt DET-ILECUs II)

Abschluss des internationalen Polizeiprojekts DET-ILECUs II in Berlin

 Projekti ndërkombëtar për parandalimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit DET-ILEKU-s 2, nën drejtimin e punonjësve të policisë nga Gjermania dhe Austria në bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perendimor u mbyll me një bilanc pozitiv. Në këtë konkluzion arritën pjesëmarrësit në konferencën e zhvilluar në Berlin (12.12.2012). Gjatë projektit dyvjeçar, me një volum prej 2 milionë eurosh, janë kryer 217 analiza dhe stërvitje si dhe kanë bashkëpunuar mbi 1200 punonjës të policive nga vendet e rajonit dhe nga Gjermania e Austria.

"Për të gjithë pjesëmarësit e Ballkanit Perëndimor, por edhe për Gjermaninë e Austrinë ky ishte projekt me rëndësi strategjike. Qëllimi ishte të harmonizohen standardet e policisë, të rritet cilësia e punës dhe të vihen në zbatim metoda të përbashkëta të punës. Me fjalë të tjera synimi ishte, që të gjithë ata që janë të angazhuar në luftën kundër krimit të flasin me një gjuhë punën në kuadër të bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar, për ta bërë sa më efikase luftën kundër krimit të organizuar, spastrimit të parave, kontrabandës së drogës, tregëtisë me njerëz dhe terorizmit", deklaroi presidenti i Shërbimit Federal gjerman të Kriminalistikës, Jörg Ziercke.

Projekti jo vetëm teori, por edhe stërvitje praktike

Drejtuesi i projektit, gjeneral-major Gerhard Lang, nga Shërbimi Federal austriak i Kriminalistikës thotë për DW, se gjatë dhjetë viteve të fundit janë bërë përpjekje për  intensifikimin e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Si shembull të mirë bashkëpunimi Lang theksoi, stërvitjen e madhe të realizuar para katër javëve  në Liqenin e Ohrit. Në këtë stërvitje morën pjesë Maqedonia, Shqipëria, Kosova , Austria dhe Gjermania. Në stërvitje u përfshinë jo vetëm punonjës të policisë, por edhe prokurorë e punonjës nga sektori i drejtësisë. Stërvitja u zhvillua përmes një procedure të simuluar në tërësi, me qëllim që të ushtrohej shpejtësia e veprimit dhe efikasiteti i punës për kapjen e kontrabandistëve, që veprojnë në nivel ndërkufitar mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës.