1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Me kontratë në xhep në tokën e premtuar

Rreth 1000 mijë afrikanë që duan të punojnë do të kenë mundësi të shkojnë në Spanjë. Një projekt model tregon se të gjitha palët përfitojnë. Financimin e ka marrë përsipër qeveria spanjolle.

Një nga 78 emigrantët e mbërritur në Los Cristianos, Spanjë, 2006

Një nga 78 emigrantët e mbërritur në Los Cristianos, Spanjë, 2006

Mija afrikanë rrezikojnë jetën kur i hipin një varke druri për të shkuar ilegalisht në Spanjë dhe për të gjetur atje një të ardhme më të mirë. Deri tani qeveria spanjolle ka luftuar me forcë kundër emigrantëve ilegalë, duke forcuar patrullat detare dhe duke i kapur e dëbuar emigrantët. Por tani po bëhen përpjekje për t`i dhënë një zgjidhje pozitive këtij problemi. Rreth 1000 afrikanë punëdashës do të kenë çdo vit mundësinë të hyjnë legalisht në Spanjë. Në këtë mënyre Spanja kërkon të nxisë gatishmërinë për kooperim të vendeve prej nga vijnë emigrantët. Por sigurisht jo vetëm për këtë.

Spanja ka nevojë për njerëz që punojnë në fabrika ose që mbledhin perimet. Këta janë njerëz si Mouhamadou [Muhamádu] Khary, i cili punon në një fabrike.

Mouhamadou Khary erdhi vitin e kaluar në Spanjë jo me ndonjë varkë shkatarraqe por me avion. 31 vjeçari senegalez e kishte vizën dhe kontratën e punës në xhep. Ai punon si pastrues në një fabrikë për prodhimin e proshutave, jo larg Madridit. Mouhamadou Khary tregon: "Unë pastroj xhamat, laj dyshemenë me makinë dhe pastroj sallat e tharjes së proshutës nga fillimi në fund. "

Nga kjo punë ai merr 800 euro neto në muaj. Në qytetin e tij të lindjes, në Dakkar ai i ka pas fituar paratë si tregtar rrobash. Një ditë mësoi se kishte firma në Spanjë që kërkonin punëtorë. Ai aplikoi në një zyrë pune në Senegal, u fut në një kurs dhe së fundi i dhanë punën që dëshironte në firmën spanjolle të ndërtimit Acciona. Pilar Gomez, shefja e personelit të Accionës e morri Mouhamadou Kharyn menjëherë në punë: „Ne kemi probleme të mëdha për të gjetur punëtorë vendas. Në Spanjë ka pak kandidatë që të jenë të gatshëm të bëjnë punë krahu. Njëkohësisht ne e dime se edhe në Afikë ka probleme, dhe se njerëzit atje venë jetën në rrezik për të ardhur për të punuar në Evropë. Me inisiativën tonë ne duam të japim një kontribut të vogël për të shmangur dramat që zhvillohen herë pas herë në brigjet e Spanjës."

Mouhamadou është një nga 75 senegalezët që erdhën vitin e kaluar për të punuar në koncernin e Assionës. Ditët e ardhshme firma pret që të vijë edhe një grup tjetër senegalezësh.

Ndërkohë nga gabimet e fillimit janë nxjerrë mësimet e para. Punonjësit e rinj që vijnë tani kanë marrë paraprakisht jo vetëm trajnim por edhe kurse gjuhe thotë Pilar Gomez. „Për shembull ata e dinë që në Spanjë ka katër stinë viti dhe që në dimër mund të bëjë shumë ftohtë. Ata e dinë po ashtu se duhet të hapin një numër llogarie në bankë dhe se duhet të kenë edhe numrin e taksave. Ata po ashtu dinë se cilat janë rregullat më të rëndësishme të sjelljës në vendin e punës, që duhet të vijnë në orar, që kur sëmuren duhet të informojnë shefin ose që shef mund të jetë edhe një grua."

Shpjegimet për ndryshimet kulturore janë shumë të rëndësishme, mendon Pilar Gomez.„Disa njerëz të grupit të parë na u desh t`i dërgonim në një punë tjetër. Ata punonin një një fabrikë ku kishin kontakt me mishin e derrit. Dhe disa na thanë se kishin probleme me fenë e tyre, prandaj nuk mund të punonin atje."

Mouhamadou dhe punëtorët e tjerë senegalezë janë specializuar në vendlindje. Projekti ëshët financuar nga qeveria spanjolle. Ministria e punës ka dhënë 10 milionë eruo dhe dëshiron tani që projektin që ekziston vetëm me Senegalin ta shtrijë edhe me shtete të tjera afrikane. Ministri spanjoll i punës Jesús Caldera sapo është kthyer nga një vizitë në Senegal ku ka biseduar për kontratat e punës për punonjësit sezonalë:„Ne ishim në Senegal me sipërmarrës që janë të gatshëm që të bëjnë kontrata pune me punonjës senegalezë, për punë që kërkohen shumë në Spanjë si në peshkim dhe në mbledhjen e luleshtrydheve. Ne mbyllëm rreth 3 000 kontrata pune."

Me këtë inisiativë qeveria spanjolle kërkon të rrisë bashkëpunimin me vendet prej nga vijnë emigrantët, kryesisht ata ilegalë. Që kur Senegali si përgjigje për masa të tilla të marra nga Spanja ka treguar gatishmërinë për të pranuar migrantët e dëbuar, numri i varkave me refugjatë ka rënë dukshëm. Por pastruesi Mouhamadou Khary nuk beson se projekte të tilla pilot do t`i kthejë mendjen bashkatdhetarëve të tij që kanë marrë rrugën për të shkuar në Evropë. Ai thotë duke qeshur me dhimbje:„Numri i kontratave të punës është shumë i vogël. Dhe numri i njerëzve që kërkojnë të vijnë me cdo cmim shumë i madh."

  • Data 08.04.2008
  • Autor Cornelia Derichsweiler
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DeIt
  • Data 08.04.2008
  • Autor Cornelia Derichsweiler
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DeIt