1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Me kërkesa ndaj nikoqirëve

Për herë të parë gjatë mandatit të tij presidenti i komisionit të BE-së, Jose Barroso, do të shkojë nga e enjta deri të shtunën në Turqi, e cila që prej vitit 2005 zhvillon zyrtarisht me BE-në bisedime për pranim.

default

Flamuri i Turqisë dhe ai i BE-së

De facto negociatat janë ngrirë, sepse Turqia heziton, që të njohë anëtarin e BE-së Qipron. Pjesën veriore të ishullit e ka pushtuar Turqia. Pas ndërrimit të qeverisë në Qipro ka bisedime të reja ndërmjet jugut grek dhe veriut turk për ribashkimin e ishullit. Kjo mund t´u jepte hov të ri bisedimeve për pranimin e Turqisë, shpreson Jose Barroso. Por situata e brendshme politike në Turqi është e tensionuar dhe BE kërkon reforma.

Në parim BE nuk heq dorë nga vendimi i tij, që Turqia me gjithë kritikën nga Franca dhe Gjermania të bëhet anëtar i plotë dikur ndoshta pas shtatë vjetësh. Megjithatë presidenti komisionit të BE-së, Jose Barroso, nuk do t´i prekë me pambuk partnerët turq dhe kërkoi para nisjes në Bruksel edhe një herë shtimin e përpjekjeve për reforma. Ata duhet të tregojnë, se përse duan të hyjnë në BE dhe cfarë i sjellin BE-së, tha Jose Barroso. Presidenti i komisionit përshëndeti faktin, që parlamenti turk dëshëron të heqë një pengesë të madhe në rrugën drejt anëtarësisë. Paragrafi i diskutueshëm 301 i kodit penal, që dënon me ligj denigrimin e turqizmit, duhet të hiqet.:

"Ne i jemi lutur prej kohësh legjislacionit turk, që ta ndryshojë nenin. Në versionin e sotëm ai bie në kundërshtim me lirinë e mendimit. Unë nuk e kam parë ende propozimin e fundit, por ai duket se shkon në drejtimin e duhur."

Ndryshimi i nenit 301, me anë të të cilit u përndoqën intelektualët si laureati i cmimit Nobel, Orhan Pamuk, has në rezistencën e kampit sekularist në Turqi. Kryeministri Rexhep Taip Erdogan i partisë islamiste-konservatore AKP për këtë shkak ka hezistuar kaq gjatë, që të ndryshojë paragrafin 301. Partia qeverisëse dhe drejtuesit e saj e ndjejnë veten nën presion, sepse gjykata kushtetuese në Ankara po shqyrton një kërkesë për ndalimin e AKP-së. Fare hapur presidenti i komisionit Jose Barroso kërkon nga gjykata, që të refuzojë ndalimin e partisë së presidentit dhe kryeminsitrit:

"Unë duhet të shpreh shqetësimin, që kemi ne në Evropë. Nuk është normale, që partia që është zgjedhur nga shumica e turqve dhe që aktorët kryesorë të shtetit të ndodhen para gjyqit. Shpresoj se gjykata do të gjejë një vendim, që bazohet në parimet e shtetit juridik dhe në standartet demokratike, që kemi në Evropë."

Gazeta turke Cumhüriyet (Xhymhyrjet) akuzoi Jose Barroson, se me kërcënime do të ushtrojë presion ndaj drejtësisë së pavarur turke. Barroso premtoi se do të takohet edhe me forcat opozitare në parlament. Komisari BE-së për zgjerimin Olli Rehn e quajti procesin gjyqësor një testim për demokracinë turke. Edhe presidenti i komisionit Jose Barroso paralajmëroi, që një fitore e kemalistëve sekularistë, që refuzojnë cdo ndikim të islamizmit në politikë, do të kishte pasoja për perspektivën e pranimit të Turqisë.

"Kjo është një temë shumë delikate. Dhe natyrisht mund të ketë ndikim të madh në atë, se si shihen turqit nga BE."

BE vlerëson se ceshtja është në se pjesë të drejtësisë me orientim nacionalist do të arrijnë të fitojnë kundër institucioneve politike të Turqisë.

Ndarja e shtetit nga feja kerkohet edhe nga BE si kriter për pranim. Por sekularizmi nuk duhet të bëhet zëvendësim për fenë, tha Jose Barroso në Bruksel. Sic merret vesh nga qarqet e komisionit presidenti do të ofrojë, që në vjeshtë të hapen kapituj të tjerë të pakontestueshëm të negociatave. Franca dhe Qiproja kanë arritur në vitin 2006, që asnjë nga kapitujt e negociatave të mos përfundojë, përderisa të mos sqarohet cështja e Qipros.

Negociatorët kryesorë të BE-së kërkojnë nga Turqia më shumë të drejta për pakicat fetare në Turqi dhe marrjen mbrapsht të nënshtetasve turq, që gjenden ilegalisht në shtetet e BE-së. Deri tani nuk ka patur përgjigje të kënaqshme, njoftoi një zëdhënës i komisariatit të drejtësisë së BE-së.

  • Data 10.04.2008
  • Autor Bernd Riegert / DW Brüssel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DfRU
  • Data 10.04.2008
  • Autor Bernd Riegert / DW Brüssel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DfRU