1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Me instrumentet e luftës së ftohtë

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier këmbëngul për një mision të shpejtë të OSBE-së në Ukrainë. Pas dy javësh mund të jetë vonë, tha Steinmeieri. Por çfarë mund të bëjë një mision i OSBE-së?

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier këmbëngul për një mision të shpejtë të OSBE-së në Ukrainë. Pas dy javësh mund të jetë vonë, u shpreh Steinmeieri. Por çfarë mund të arrijë një mision i OSBE-së? Që në fillim të javës, ushtarë gjermanë dhe amerikanë ndërmorën në kuadër të një misioni të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) fluturime zbulimi mbi Rusinë dhe Bjellorusinë. Misioni i tyre: të vëzhgonin lëvizje trupash ruse dhe bjelloruse, për të nxjerrë përfundime për plane eventuale marshimi në kufirin ukrainas. Njëkohësisht, të martën (18.03.2014) një delegacion dymbëdhjetë vetësh i OSBE-së u nis në Lindje të Ukrainës, për të hetuar si vepron Ukraina atje me minoritetet dhe të drejtat e njeriut. Dhe të enjten, bashkëpunëtorë të OSBE-së fillojnë përgatitjet për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale ukrainase më 25 maj.

OSBE-ja është aktive në shumë zona në Ukrainë. Kjo ka të bëjë nga njëra anë me faktin se OSBE-ja është ndoshta e vetmja organizatë që pjesërisht vepron, në të cilën janë të përfaqësuara të gjitha vendet pjesëmarrëse në krizën e Ukrainës. OSBE-ja ka shpëtuar nga koha e luftës së ftohtë një sërë masash, të cilët papritur janë bërë të dobishme.

Relikte të masave që krijojnë besim

Para së gjithash masat për kontrollin e armatimeve dhe të krijimit reciprok të besimit, me të cilat u balancua ekuilibri i frikës deri në shpërbërjen e BS, sot janë shumë të preferuara: fluturimet e zbulimit për shembull duhet të marrin lejen e Moskës. Moska e ka mbështetur herë pas here kontrollin reciprok, para së gjithash në "Marrëveshjen për qiellin e hapur" të 1992. Për qeverinë ruse, marrëveshjet e OSBE-së për kontrollin e armatimit ishin një konfirmim i rëndësishëm, që atë e shohin edhe më tej si fuqi të madhe. Prandaj Moska ka punuar në mënyrë aktive që marrëveshjet e OSBE-së të aktualizohen, së fundi në Dokumentin Vjenez, një marrëveshje ndërkombëtare e vitit 2011.

Që prej fillimit të krizës në Ukrainë, OSBE-ja ka ndërmarrë një sërë misionesh vëzhguese të vogla përgjatë kufirit me Rusinë, të cilat Rusia nuk i ka kundërshtuar. Por numri i inspektimeve, të cilat lejohet të kryejë OSBE-ja në çdo vend në kuadër të kontrollit të armatimit është i kufizuar. Kur Perëndimi kërkon me të njëjtin ritëm misione vëzhgimi, kontigjenti i 2014-ës do të mbarojë shpejt.

Putini nuk e di ende se çfarë do

Së fundi, Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier këmbëngil që të dërgohet një mision i madh i OSBE-së në Lindje dhe në Jug të Ukrainës, ku jetojnë shumë qytetarë rusë dhe me origjinë ruse. Atje atmosfera në popull duket se është e drejtuar më fort nga Moska, se sa nga Kievi. Në Perëndim shumë druhen se presidenti rus mund të krijojë në këto rajone një situatë të ngjashme si në Krime. "Putini nuk është ende krejt i vendosur, sa larg do të shkojë", beson eurodeputeti i CDU-së, Michael Gahler, "kjo do të varet sa të qartë do të jemi ne në reagim."

Sipas propozimit të ambasadorit zviceran, Tim Guldiman, i cili kryeson aktualisht Këshillin e OSBE-së, rreth 100 vëzhgues civilë dhe ushtarakë planifikohet të dërgohen për gjysmë viti në Lindje të Ukrainës. "Njëherë është fjala për të konstatuar faktet në vend", deklaron Wolfgang Richter nga Fondacioni Shkenca dhe Politika në Berlin. Vetë prania e vëzhguesve ndërkombëtarë mund ta shtensionojë situatën, mendon Richter.