1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Me hollësi dhe korrektesë-Kanalet televizive ruse informojnë për demonstratat

Gati një javë pas zgjedhjeve parlamentare në Rusi ditën e shtunë më (10.12) dhjetëra mijëra njerëz protestuan kundër kryeministrit Putin. Edhe televizioni shtetëror ishte i pranishëm aty dhe informoi me hollësi

default

Ishte një sekuencë nga emisioni i lajmeve në mbrëmje dhënë në televizionin shtetëror rus N-TW. U informua me të gjitha hollësitë mbi demonstratën e madhe, që u zhvillua ditën e shtunë në Moskë, por edhe mbi demonstratat në qytetet e tjera ruse. Moderatori i televizionit deklaroi: „Në Moskë u zhvillua sot një demonstratë, më e madhja qysh prej dhjetë vjetësh. Dhjetëra mijera njerëz kanë protestuar, sepse nuk janë dakord me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare".

Policia evitonte konfrontimin

Policia evitonte konfrontimin

Përkundrazi në dallim nga raportimet e hërëve të tjera, kësaj rradhe nuk u hodh baltë mbi demonstruesit . Përkundrazi: studentët, pensionistët, punonjësit, apo punëtorët, që u ankuan për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare u intervistuan dhe u transmetuan deklaratat e tyre: "Zgjedhjet duhet të përsëriten, rezultatet të anullohen. Në të ardhmen duhet të ketë më shumë vëzhgues të pavarur për zgjedhjet."

U cituan dhe u treguan pamje nga përfaqësues të opozitës, të shkrimtarit rus Boris Akunin, si dhe të një moderatoreje të njohur të televizionit, për të cilën thuhet se ajo ka votuar për partinë "Rusia e Bashkuar", por proteston megjithatë kundër fallsifikimit të rezultateve. Dëgjoheshin dhe shiheshin vazhdimisht thirrje të kërkesës së opozitës për zgjedhje të reja.

Protesta në temperatura nen zero

Protesta në temperatura nen zero

"Kjo na duhet neve. Sa herë duhet ata të na mashtrojnë? I mbajnë njerëzit për budallenj?"

N-TW i takon 69 për qind e firmës "Gazprom" dhe mbahet si televizion shtetëror i kontrolluar.

Edhe kanali i parë dhe i dytë televiziv informua për demonstratat

Sipas informacioneve të radios kritike ndaj qeverisë, "Jehona e Moskës", presidenti Dimitri Medvedev duhet të ketë urdhëruar një raportim objektiv të demonstratave.

Vetëm kanali televiziv N-TW mund të ketë pasur për raportimin e këtyre demonstratave rreth 117 milionë shikues në gjithë vendin.

Si do të zhvillohet situata e brendshme politike?

Politologu Igor Bunin tha: „Njerëzit e shohin veten si një e tërë, ata nuk ndjehen më të izoluar. Çështja është: Si reagon pushteti? A do të ketë dialog? Rruga e vetme për zgjidhje është një komunikim i vërtetë".

Por aktualisht Kremlini nuk është ende gati për këtë. Në javën e ardhshme presidenti Dimitri Medvedjev dëshiron të ftojë për bisedime krerët e grupeve parlamentare të Dumës së re. Ndoshta në disa rajone të Rusisë ku ka pasur fallsifikime të rënda do të përsëriten zgjedhjet.

Medvedev urdheroi raportim objektiv

Medvedev urdhëroi raportim objektiv

Medvedjev ndërkohë ka urdhëruar një rishikim të akuzave për dyshimet mbi manipulimin e zgjedhjeve parlamentare. Por përmes rrjetit në internet Facebook ai hodhi përsëri poshtë kerkesën e opozitës për zgjedhje të reja. Ai nuk pajtohet me asnjë thirrje që u bënë nëpër mitingjet protestuese.

Autor: Hermann Krause/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica

DW.COM