1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Me fillimin e vitit të ri Japonia mori drejtimin e G8-ës

Japonia, e cila me fillimin e vitit të ri mori nga Gjermania drejtimin e tetë vendeve më të industrializuara, do të thërrasë një konferencë të ministrave të mjedisit në përgatitje të samitit të korrikut.

Kryeministri i Japonisë Jasuo Fukuda me anëtarët e qeverisë

Kryeministri i Japonisë Jasuo Fukuda me anëtarët e qeverisë

Qeveria japoneze nën drejtimin e kryeministrit Jasuo Fukuda do të drejtojë përpjekjet ndërkombëtare për një marrëveshje, që të zëvendësojë atë të Kyotos. Kjo marrëveshje, e para ndërkombëtare për klimën, përfundon në vitin 2012. Mësohet që Tokio do t´u bëjë partnerëve të G8 një propozim për reduktimin e gazrave të efektit serë, ku krahas vendeve të industrializuara do të përfshihen edhe Kina dhe India. Për të gjitha grupet do të përcaktohen konkretisht reduktimet. Kështu Tokio nuk mund të kritikohet më se nuk mbështet reduktimin e emisioneve sipas specifikës së vendeve. Propozimi është edhe një përpjekje për të influencuar edhe Kinën, Indinë dhe SHBA. Të tria vendet së bashku pritet të shkaktojnë deri në vitin 2015 më shumë se gjysmën e ndotjes së ambjentit me CO2.

Siç njoftoi gazeta japoneze "Mainichi", qeveria japoneze do të vërë në dispozicion për 5 vjet 10 miliardë dollarë amerikanë për një fond, përmes të cilit do të ndihmohen përmes kredive me përqindje të ulëta vendet në zhvillim në luftën për mbrojtjen e klimës.

Tema të tjera të rëndësishme të presidencës japoneze të G8 janë ndihma për Afrikën, mospërhapja e armëve të shkatërrimit në masë si dhe çështje globale ekonomike.

Shtimi përsëri i çmimeve të naftës dhe pasojat e krizës së hipotekave në SHBA mbeten faktorë të pakalkulueshëm, pikërisht edhe për Japoninë, të varfër në pasuri natyrore dhe të varur nga ekporti. Kjo u vu re vitin e kaluar, kur ritmi i zhvillimit në Japoni u ngadalësua dhe dobësoi edhe bursën.

Më nën kontroll duket se është rreziku për sigurinë në samitin e sivjetëm të G 8-ës, që zhvillohet ndërmjet 7 dhe 8 korrikut. Sepse ai mbahet në një hotel luksoz në liqenin piktoresk Toya, në Hokaido, një ndër ishujt më veriorë të Japonisë. Dhe atje të con vetëm një rrugë e vetme.

  • Data 02.01.2008
  • Autor Hans-Günther Krauth
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cj9M
  • Data 02.01.2008
  • Autor Hans-Günther Krauth
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cj9M