1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Me dhunë kundër dhunës në Nigeri

Ushtria e Nigerisë ka një javë që ka filluar një ofensivë masive kundër trupave rebele të Lëvizjes Boko Haram. Vetëm nga e shtuna jetën kanë humbur të paktën 14 "terroristë" dhe tre ushtarë.

"Ne do të fitojmë me çdo çmim luftën kundër terrorizmit", deklaroi para ca kohësh presidenti i Nigerisë Goodluck Jonathan. Trupat qeveritare i morrën seriozisht fjalët e tij dhe sulmuan më të gjitha forcat.

Pamje ilustruese

Pamje ilustruese

Gjatë ofensivës së forcave të armatosura nigeriane kundër islamistëve në veri të vendit, sipas shifrave zyrtare gjatë fundjavës u vranë shumë njerëz. Siç njoftoi ministria e Mbrojtjes të dielën në mbrëmje në Abuja, vetëm nga e shtuna jetën kanë humbur të paktën 14 "terroristë" dhe tre ushtarë. Ushtria e Nigerisë ka një javë që ka filluar një ofensivë masive kundër trupave rebele të Lëvizjes Boko Haram.

Luftimet aktualisht janë përqëndruar në qytetin Maiduguri i cili konsiderohet si një bastion i Lëvizjes Boko Haram. Ushtria rrethoi plotësisht të dielën (19.05.) shumë lagje të qytetit dhe në përgatitje të "operacioneve speciale" shpalli orën policore në këtë qytet. Sipas njoftimeve të një bashkëpuntori të një organizate humanitare në këtë rajon është shkyçur edhe rrjeti telefonik.

Ofensiva nxit ekstremizmin?

Forcat e armatosura kanë përdorur ditëve të fundit edhe forcat ajrore në sulmet ndaj kampeve të rebelëve. Sipas të dhënave të autoriteteve si pasojë e këtyre sulmeve janë vrarë dhjetëra njerëz. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bën thirrje ushtrisë për vetëpërmbajtje. "Ne jemi gjithashtu thellësisht të shqetësuar rreth akuzave të besueshme se forcat nigeriane të sigurimit kanë bërë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Kjo ndikon në përshkallëzimin e dhunës dhe nxit ekstremizmin", tha sekretari amerikan i Shtetit John Kerry. Ai gjithashtu dënoi ashpër "fushatën terroriste të Boko Haramit."

Pamje simbolike

Pamje simbolike

Boko Haram do të thotë afërsisht sikur "edukimi perëndimor është mëkat." Grupi, i cili konsiderohet si pjesë e rrjetit terrorist Al Kaida, që nga viti 2009 ka shkaktuar terror të përgjakshëm në pjesën veriore të Nigerisë. Qëllimi i Boko Haram-it është futja e zbatimit të rreptë të ligjit të Sheriatit në Nigeri. Sipas vlerësimeve nga organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch si pasojë e sulmeve ndaj sekteve dhe grupeve të tjera islamike, ndaj kishave, objekteve qeveritare, stacioneve policore dhe lokaleve që shërbejnë alkool deri tani janë vrarë më shumë se 3.600 njerëz.