1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Me Ballackun kthehen shpresat e Bajerit për titullin

Bajer Leverkuzeni është përgatitur mirë për sezonin e ardhshëm të Bundesligës. Me kthimin e Michael Ballack-un në ekipt kthehet edhe shpresa për marrjen e titullit kampion.

Me Ballackun rriten shpresat e Bajerit për titullin

Me Ballackun rriten shpresat e Bajerit për titullin

Sezonin e kaluar të bundesligës gjermane të futbollit, ekipi i Bajer Leverkuzenit ka qenë për 23 ditë me radhë kryesues i tabelës. Megjithëse në fund të sezonit, njëmbëdhjetëshes së Jupp Heynckes i mbeti vendi i katërt dhe kualifikimi në Ligën Evropiane. Tani po mendohet që kjo të ndryshojë. Michael Ballack është kthyer në ekipin, ku bëri dikur karrierë të jashtëzakonshme. Në tre vitet e para të lojës së tij në Leverkuzen, ekipi nuk arriti të merrte asnjë titull. "Ne nuk kishim fat, por sa i përket futbollit ato kanë qenë vite të shkëlqyera", thotë Ballack me marrjen e detyrës.

Ndeshja Verder Bremen- Bajer Leverkuzen

Ndeshja Verder Bremen- Bajer Leverkuzen

Mundësisht në ndeshjet për titullin

Ky është fundi i modestisë. Ekipi i Bajer Leverkuzenit kërkon të arrijë majat në këtë sezon. Për këtë Jupp Heynckes ka krijuar një ekip të ekuilibruar. Lojtarë të rinj, një pjesë e të cilëve nga rinia e vet, si për shembull Stefan Reinartz ose Burak Kaplan do të luajnë në të ardhmen krahas lojtarëve me përvojë si Sami Hyypiä dhe Ballack-un e kthyer. "Michael Ballack është një lojtar që mund të japë ritmin, ai mund të përmirësojë ekuilibrin midis lojtarëve me përvojë dhe atyre pa përvojë," thotë Jupp Heynckes. Ekuilibri ka qenë në rregull që sezonin e kaluar, por vetëm në ndeshjet vajtëse. A do të zerë tani Michael Ballack vendin që kishte mbetur bosh? Ai vetë tregohet luftarak dhe i sigurtë në vetvete. Ai flet shpesh për titullin e kampionit, që do të fitojë me ekipin e tij të ri. Ballack-u është i bindur për kualitetin e ekipit. "Bajeri i Leverkuzenit ka shumë potencial por edhe shanse të ndeshet për të marrë titullin kampion."

Jupp Heynckes, Trajner i Leverkuzenit

Jupp Heynckes, Trajner i Leverkuzenit

Bajeri shet 20.000 bileta sezonale

Biznesi atraktiv me shumë lojtarë të kombëtares, shanset për fitoren e kampionatit gjerman dhe pjesëmarrja në Ligën Evropiane, e bëjnë Bajer Leverkuzenin një në dhjetë ekipet kryesore të Bundsligës. Me 140 milionë euro e vlerëson portali i internetit "Transfermarkt.de" vlerën e ekipit në treg. Kështu kjo njëmbedhjetëshe është një nga pesë më të shtrenjtat e Bundesligës. Bajerni i Mynihut kryeson tabelën me një vlerë të dyfishtë prej 300 milionë eurosh.

Ekipi ambicioz dhe stadiumi i ri BayArena joshin tifozët dhe shikuesit në stadium më shumë se sezonin e kaluar. Shitja e biletave të vlefshme për të gjithë sezonin ka arritur nivelin rekord 20 mijë. "Fanella jonë është shitur këtë vit tri herë më shumë se vitin e kaluar," thotë shefi i komunikacionit të Bajerit, Meinolf Sprink. Shenjë e sigurtë kjo për hovin e ekipit.

Autor: Thomas Klein/ Aida Cama

Redaktoi: Vilma- Filaj Ballvora