1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Me çdo kontratë VW shton rrezikun, që të hyjë në një lojë, ku mund të thyejë qafën

Shtypi i ditës mbi blerjen nga VW të 20 përqind të aksioneve të Suzukit.

default

"Frankfurter Allgemeine" :

Synimi ambicioz, që deri në vitin 2018 Toyota të zëvedësojë prodhuesin më të madh të automobilëve, bëhet gjithnjë e më i kapshëm. Por vetëm madhësia nuk ka vlerë, nqs menaxhimi nuk është rentabël dhe nuk administrohet mirë. Ekziston rreziku që edhe në koncernin botëror menaxhimi të mos e mbajë dot barrën mbi supe. Përpara se të humbasë kontrollin duhet menduar mirë, nëse që nga Wolfsburgu mund të drejtohen me të vertetë 12 marka të koncernit dhe nëse kjo është e nevojshme. Volkswagen e financon hyrjen tek Suzuki pjesërisht me aksionet e veta, që gjë ruan likuiditetin, i cili është mbingarkuar me marrjen e Porshes. Por a është e mjaftueshme fuqia e kapitalit për të investuar në koncepte tradicionale të automjeteve dhe njëkohësisht në teknika të reja inxhinierike. Prej kësaj do të varet, nëse koncerni do të mund të qëndrojë vazhdimisht në krye në rang botëror."

Gazeta "Handelsblatt", që del në Düsseldorf shkruan:

Me çdo kontratë VW shton rrezikun, që të hyjë në një lojë, ku mund të thyejë qafën. Drejtimi i konglomeratit me tashmë njëmbëdhjetë marka automobilësh do të bëhet gjithnjë e më i vështirë. VW duhet të integrojë dhe të ekspandojë vazhdimisht. Edhe pa Suzukin, Porshen, MAN dhe Scania menaxhimi përreth Martin Winterkornit dhe patriarkut të VW Ferdinand Piëch ka sa të duash kantiere ndërtimi. VW shpenzon miliarda per ngritjen e fabrikave te reja ne Rusi dhe SHBA. Të dyja këto tregje ndodhen ende në recesion të thellë. Piëch dhe Winterkorn nuk e humbasin toruan: Ata shpresojnë që në të gjithë botën të ketë rritje të tregut dhe të volumit për prodhimet e tyre.

Autor : Angelina Verbica /dpa

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 10.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kylo
  • Data 10.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kylo