1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Mbyllet Samiti i BE: Italia e vetme përballë refugjatëve

Çdo ditë në Itali shkojnë refugjatë përmes detit. Autoritetet italiane nuk duan të përballen të vetëm me këtë problem, por më shumë se sa mbrojtja nga refugjatët nuk u arrit gjë tjetër në samitin e BE.

Në samitin e BE ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë së ishullit italian Lampedusa, Giusi Nicolini, i cili mbajti edhe një fjalim. "Ju e keni parë se si është gjendia. Ne presim që ju të ndryshoni diçka." Në Lampedusa shkojnë përditë varka të mbushura plot me refugjatë dhe në fillim të muajit tetor disa qindra vetë humbën jetën. Qeveria italiane ndihet totalisht e pambështetur për çështjen e refugjatëve dhe kërkon nga vendet e tjera që të marrin një pjesë të refugjatëve. "Ne kemi nevojë për një strategji evropiane ", tha kryeminsitri italian Enrico Letta, i cili futi këtë çështje në axhendën e diskutimeve.

Dublin duhet të qendrojë

Deri tani refugjatët mund të kërkojnë azil politik vetëm në vendin ku kanë hyrë në kufirin Europian. Në zhargonin e Brukselit ky rregull quhet Dublin-II. Refugjatët, të cilët kanë hyrë në Itali dhe më pas shkojnë në Gjermani, autoritetet gjermane kanë të drejtë t'i kthejnë në Itali.

Letta nuk do të pranojë një situatë të tillë dhe pati edhe një farë mbështetjeje. Kancelari Austriak Werner Faymann sugjeroi një "kuotë, të cilën duhet ta marri çdo vend". Kjo do të thotë se pavarësisht se ku hynë refugjatët, çdo vend i Bashkimit Europain të marrë një pjesë të tyrë, sipas fuqisë ekonomike dhe numrit të popullsisë. Edhe presidentja lituaneze Dalia Grybauskaite, vendi i së cilë mban Presidencën e radhës në BE, e shikon problemin e refugjatëve, jo vetëm si një problem të Europës Jugore, por problem të të gjithë Europës. Nga ana tjetër ajo shtoi: "Sot Europa nuk është gati të presë kaq shumë refugjatë, siç do të duhet të ishte.“

Parandalimi i refugjatëve

Pjesa më e madhe e vendeve anëtare janë të kenaqura që ka disa rregulla. Ata duan të marrin sa më pak refugjatë të jetë e mundur. Më mirë për ta, do të ishte që mos të vinin në fillim në Europë.

Kancelarja Angela Merkel tha: "Është shumë e rëndëishme që të punohet më fort me vendet e origjinës dhe vendet tranzit." Ata mundësisht duhet të ndalojnë që anijet të dalin në det. Edhe agjencia europiane e mbrojtjes së kufirit Frontex duhet të forcohet më tej. Kryeminstri finlandez Jyrki Katainen e quajti trafikimin e qënieve njerëzore si një problem mjaft të madh.

Një grup pune deri në fund të vitit duhet të hartojë disa masa. Gjithashtu Merkel kërkon që sistemi Dublin-II të mos hiqet dhe nuk harroi të theksojë se Gjermania në veçanti ka marrë shumë refugjatë.

Frikë nga trazirat

Ishte Presidenti Francez Francois Hollande, që e tha me qartë atë që ai nuk dëshironte: "Nuk ka të bëjë me mbajtjen e te gjithë atyre që vijnë në Europë. Ky do të ishte një iluzion, që do të rriste tensionet në vendet tona." Hollande e di së për çfarë flet. Ai ndihet i sfiduar nga ekstremistët e djathtë të Frontit Nacional, pasi deklaratat e tyre kundër të huajve kanë gjetur mbështetje tek shoqëria franceze.

Por edhe në vende të tjera Europiane është duke u rritur kundërshtimi ndaj emigrantëve. Pra nuk duket se do të ndryshojnë shumë gjëra në politikat Europiane për refugjatët. U shpreh keqardhja për tragjedinë në Detin Mesdhe, por të gjitha masat do të kenë të bëjnë me mbrojtjen nga refugjatët.