1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mbyllet samiti ASEM

Azia dhe Evropa planifikojnë të veprojnë shpejt përballë krizës financiare globale

default

Kryeministri kinez Ven Xhiabao kryesoi takimin Azi Evropë në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin.

Bashkimi Evropian dhe Azia janë marrë vesh sot në samitin Azi-Evropë (ASEM) për veprime të përbashkëta në krizën financiare dhe në mbrojtjen e klimës. 43 krerët e shteteve dhe të qeverive vendosën në Pekin ndër të tjera që sistemi monetar dhe ai financiar të reformohen rrënjësisht dhe në mënyrë efektive.

Sikur të varej vatëm prej atmosferës që mbizotëronte mes krerëve të shteteve në samitin Azi-Evropë ASEM në Pekin, atëherë kriza financiare do të merrte fund shpejt. Gjatë konferencës mbyllëse për shtyp presidenti i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barrozo tha:


"Evropa dhe Azia janë mbledhur në Pekin në kohën e një krize mbarëbotërore. Dhe tani nevojitet vërtet një punë mbarëbotërore ekipi. E kam thënë një herë: Ose do të notojmë së bashku ose do të mbytemi së bashku. Mënyra se si e trajtuam krizën financiare këtu në Pekin tregoi që ne duam të bashkëpunojmë. Kjo më gëzoi shumë. Megjithatë nuk i kemi harruar sfidat e tjera të rëndësishme. Ndryshimi i klimës, zhvillimi i mirëqenies. Këtu kemi formuluar objektiva ambicioze. Për ta thënë qartë: Kriza financiare nuk përbën arsye për të mos ndërmarrë hapa në lidhje me ndryshimin e klimës. Për hir të krizës financiare ndryshimi i klimës nuk është zhdukur."


Në aspektin afatgjatë mbrojtja e klimës mund të kontribuojë në stabilizimin e tregjeve monetare, tha kancelarja Angela Merkel. Ajo shpreson tek një kod mbarëbotëror për tregjet financiare - dhe ai nevojitet shpejt:


"Ajo që u bë e qartë vazhdimisht është: Nevojitet një institucion, i cili kujdeset më shumë. Ky mund të ishte një institucion që do të merrte më shumë përgjegjësi në të ardhmen. Së dyti: na duhen rregulla trë qarta për produktet e tregjeve financiare. Në fakt kjo sa na tregon që besimi mund të rivendoset vetëm në qoftë se bashkësia ndërkombëtare nxjerr mësime prej kësaj krize."


Hapi tjetër i madh pas samitit të Pekinit do të jetë takimi i 20 kombeve ekonomike udhëheqëse në mes të nëntorit në Uashington. Presidenti francez Nikola Sarkozi si kryetar i radhës në BE formuloi një synim krejt të qartë: Në Uashington duhet të ketë vendime, nuk lejohet të ndodhë që krerët e shteteve të takohen vetëm për këshillime. Në Uashington do të marrë pjesë edhe vendi i tij, tha kryeministri kinez Ven Xhiabao.


"Ne mendojmë se kontributi më i madh i Kinës në botë tani në kohën e krizës është: Një ekonomi me rritje të qëndrueshme. Ne do të marrim pjesë në mënyrë aktive në samitin financiar ndërkombëtar në Uashington. Do të sjellim një qëndrim të bashkëpunimit dhe të vështrimit pragmatik. Do të diskutojmë me vende të tjera për zgjidhjet. Qoftë i suksesshëm samiti."


Ven Xhiabao theksoi se për të zgjidhja mund të arrihet vetëm nëpërmjet ekuilibrit të duhur:


"Kemi nevojë për novacion financiar për t'i dhënë vrull ekonomisë, por kemi nevojë edhe për më shumë mbikqyrje financiare për të garantuar sigurinë. Duhet ta trajtojmë siç duhet marrëdhënien ekonomi reale ekonomi virtuale. Ekonomia virtuale duhet të rritet në mënyrë të shëndetshme në mënyrë që ekonomia reale të mund të zhvillohet më mirë. Të dy sektorët duhet të plotësojnë njëri-tjetrin. Problemet e ekonomisë virtuale nuk duhet të pengojnë ekonominë reale. Raporti midis kursimit dhe konsumit duhet trajtuar siç duhet. Kur kjo është në baraspeshë, ekonomia është e qëndrueshme."

  • Data 25.10.2008
  • Autor Astrid Freyeisen
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fgni
  • Data 25.10.2008
  • Autor Astrid Freyeisen
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fgni