1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Mbrojtja në hapësirën kibernetike

Disa mijëra herë në ditë sulmohen kompjuterat e ushtrisë gjermane çdo ditë nga interneti. Për një mbrojtje më të mirë tani Bundeswehri ka ngritur një komandë të vetën kibernetike.

Për piratët e internetit dhe shërbimet e fshehta të huaja, ushtria gjermane, Bundeswehri është një objektiv shumë me vlerë - jo vetëm për shkak të sekreteve ushtarake, por edhe për shkak të sistemeve të armëve të mbrojtura nga teknologjia informatike. Po t'i vendosin piratët e internetit nën kontroll ato, kjo mund të kishte pasoja fatale.

Vetëm në nëntë muajt e parë të vitit, rrjetet e ushtrisë gjermane u sulmuan 284.000 herë. Edhe dezinformata të shpërndara qëllimisht në rrjet e kanë prekur Bundeswehr-in. Ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen (CDU) sheh në këtë kuadër në sulmet nga kibernetika dhe hapësira informative "një rrezik në rritje për sigurinë tonë".

13.500 vende pune

Sulme të tilla kibernetike do t'i zbrapsë në të ardhmen "Komanda e Hapësirës Kibernetike dhe Informative (CIR)", e cila u ngrit në 1 prill. Komandës rëndësia i rritet edhe duke i dhënë statusin e një njësie të posaçme administrative të Bundeswehrit - në një radhë me Forcat Tokësore, Marinën, Aviacionin Luftarak, Shërbimin Sanitar dhe Bazën e Forcave të Armatosura. Megjithëse shtete si SHBA kanë kohë që i kanë ngritur komandat e tyre kibernatike, ushtria gjermane e sheh veten me këtë hap "të bashkuar me më të përparuarit në botë."

Nën ombrellën e komandës kibernetike do të bashkohen të gjithë ushtarët dhe punonjësit civilë, që merren edhe tani në vende të ndryshme me mbrojtjen kibernetike - fjala është për 13.500 vetë. Veç kësaj, ushtria gjermane kërkon me këmbëngulje specialistë të TI në tregun e punës. Në fushata publicitare të sofistikuara ushtria e paraqet veten si punëdhënëse tërheqëse dhe moderne për Teknologjinë Informative - deri tani kjo nuk ka qenë tipar dallues i Bundeswehr-it.

A do të ecë dot Bundeswehri krahas të tjerëve?

Gjenerali Ludwig Leinhos

Gjenerali Ludwig Leinhos

Në të kaluarën, ciklet e shpejta të rinovimit në pajisje kompjuterike dhe në programe kompjuterash janë ndeshur edhe me proceset tepër të gjata dhe të vështira të furnizimit te ushtria gjermane. Në këtë pikë ushtria gjermane duhet të bëhet shumë më e zhdërvjellët në të ardhmen, për këtë janë të të njëjtit mendim specialistët e TI. Për shefin e parë të shtabit të njësisë kibernetike, gjeneralin e aviacionit luftarak Ludwig Leinhos, do të ketë rëndësi përshtatja e shpejtë me ndryshimet.

Materien vetë Leinhos e njeh mirë: ai është specialist për zhvillimin e luftës elektronike dhe deri në fillim të vitit 2016 ishte përgjegjës për "mbrojtjen kibernetike" në kuartierin e përgjithshëm të NATO-s në Bruksel. Por kjo njësi është gjithmonë aq cilësore sa është personeli. Këtu ushtria gjermane është fokusuar te ushtarakë që vijnë nga fusha të tjera dhe tek kurset e shkollimit në universitetin e Bundeswehrit në Mynih, ku u themelua një "njësi kibernetike".

Në 5 prill, ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen do ta paraqesë komandën me një apel solemn në Bonn. Fillimisht komanda do të përbëhet nga 260 punonjës, të cilët duhet të presin ende sa të përfundojë godina e tyre e shërbimit. Ajo do të përfundojë në vitin 2021 dhe në këtë kohë Bundeswehri do të jetë e pajisur plotësisht për mbrojtjen në hapësirën kibernetike.