1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Mbrojtja e të drejtave të azilkërkuesve në Belgjikë

Willy Fautre është drejtor i organizatës “Të drejtat e Njeriut pa kufi”, me seli në Bruksel. Organizata që prej 20 vitesh është pjesë e rrjetit të organizatave joqeveritare belge, që veprojnë nën ombrellen e AI.

default

Azilkërkuesit

Mbrojtja e të drejtave të azikërkuesve në Belgjikë përbën një nga drejtimet e rëndësishme të kësaj organizate. Ai thotë se perceptimi i situatave që përjetojnë azikërkuesit nga politika dhe publiku belg është e ndryshme, madje shpesh kontradiktore.

Ka shumë që mendojnë se kufijtë e Belgjikës duhet të jenë më të hapur për vizitorët, qoftë për ata që vijnë për një kohë të shkurtër si studentë, biznesmenë, intelektualë apo për ata që duan të vendosen në Belgjikë.

Të tjerët mendojnë se kështu do t'u hapen dyert emigrantëve ilegalë dhe shumë belgë do të humbasin punët e tyre në kohën e krizës globale që po kalojmë. Mendimi zotërues është që kriteri për të refuzuar azilkërkuesit nuk është i qartë dhe ka nevojë të ndryshojë. Është urgjente arritja e një konsensusi, pasi nuk është normale që njerëzit që jetyojnë në Belgjikë, më shumë se pesë e disa edhe 10 vite, presin vendimin përfundimtar për qëndrimin e tyre në këtë vend.

"Organizata jonë mbështeti një refugjat irakian, që e paraqiti rastin e tij të pritjes së gjatë të një përgjigjeje të kërkesës për azil në Strazburg, kundër shtetit belg dhe e fitoi. Ky rast tregon që situata nuk mund të vazhdojë si deri tani dhe ka nevojë për ndryshime urgjente", thotë ai.


Emigrantë edhe nga Kosova dhe Shqipëria


Ndër emigrantët që kërkojnë azil në Belgjikë ka edhe nga Kosova dhe Shqipëria. Por numri i tyre vitet e fundit ka rënë dukshëm. Dy vitet e fundit ka pasur 120 azilkërkues nga Kosova dhe 20 nga Shqipëria. Por ka familje që jetojnë në situata të vështira, pasi kanë fëmijët në shkolla dhe nuk e dinë nëse do të marrin të drejtë të qëndrimit apo jo.

Ka raste kur fëmijët e lindur në Belgjikë nuk e dinë gjuhën e origjinës së prindërve. Sipas një vendimi të marrë kohët e fundit, familjet që kanë fëmijë në shkollë mund të qëndrojnë edhe një vit, deri në përfundimin e vitit të ardhshëm akademik.

Organizata “Të drejtat e njeriut pa kufi” bashkëpunon edhe me organizata të tjera simotra në Belgjikë, sidomos në çështjet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Kinë, Korenë e Veriut apo Irak. Willy Fautre thotë se ndjeshmëria ndaj mbrojtjes së të drejtave të njeriut ka ardhur duke u rritur në Bruksel. Por ka edhe një prirje jo pozitive.

“BE-ja ka gjithnjë e më pak ndikim për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vende të tilla si Rusia apo Kina. Ka edhe një lloj kulture të kolonializmit në disa vende të BE-së, pasi ato mendojnë se kanë biblën e të drejtave të njeriut për ta shpërdarë në bote, për tu dhënë mësime kryetarëve të tjerë të shteteve, për të drejtat e njerit, zbatimin e ligjit dhe demokracinë. Kjo nuk është mënyra e duhur. Mënyra e duhur do të ishte ndihma dhe mbrojtja e njerëzve që angazhohen për të drejtat e njeriut.

Ka nevojë për një reflektim ndaj strategjive për përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, si nga OJQ-të ashtu dhe brenda BE, vendeve të tij anëtare, për të qenë më afër realitetit që jetojnë emigrantët dhe azikërkuesit dhe jo ta kufizojnë aktivitetin e tye në dialogun mes institucioneve zyrtare, kryetarëve të shtetit, parlamentarëve, pasi kjo nuk është e mjaftueshme,”përfundon Willy Fautre.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 04.04.2009
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HQ2a
  • Data 04.04.2009
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HQ2a