1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Mbrojtja e dëshmitarëve në Kosovë

Kosova akoma nuk ka një ligj të posaçëm për mbrojtjen e dëshmitarëve. Ekspertët e çështjeve gjyqësore thonë se ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve është shumë i rëndësishëm për gjyqësinë.

default

Zyrtarë të misionit EULEX në Kosovë, thonë se ata me efikasitet mund t'i mbrojnë dëshmitarët sepse për këtë ky mision ka një njësi policore të posaçme. Shqetësimet për mungesën e efikasitetit në mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë, u paraqitën në raportin e raportuesit në Këshillin e Evropës Dik Marti. Ai tha se dëshmitarët në Kosovë nuk janë të sigurt që të japin dëshmitë e tyre dhe për këtë ai bën fajtore organet kosovare të drejtësisë, përfshirë këtu edhe misionin EULEX.

Por zëdhënësi i këtij misioni Blerim Krasniqi, thotë se njësiti i misionit EULEX për mbrojtjen e dëshmitarëve ka pasur disa raste në Kosovë ku e ka kryer detyrën me sukses.

Zëdhënësi i misionit EULEX Blerim Krasniqi.

Zëdhënësi i misionit EULEX Blerim Krasniqi.

EULEX hedh poshtë kritikat

"Për momentin ky njësit ka kapacitete që të veprojë. Nëse nevojitet apo kërkohet, që të ketë një numër më të madh policësh brenda njësitit, atëherë ky njësit mund t'i përshtatet rrethanave dhe kërkesave varësisht prej nevojës”, thotë Berim Krasniqi.

Misioni EULEX ka njësit për mbrojtje të përkohshme të dëshmitarëve, por për mbrojtjen e dëshmitarëve nevojiten programe të veçanta. Sipas Feride Rushitit nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, këto programe përfshijnë disa pika.

“Në programe të tilla, dëshmitarëve u sigurohet strehimi, mirëqenia fizike, shëndetësore e mendore, ndërrimi i identitetit e deri te largimi nga shteti nëse është e nevojshme apo paraqitet ndonjë rrezikshmëri e lartë”, thotë Feride Rushiti.

I nevojshëm ligji për mbrojtje afatgjatë të dëshmitarëve

Qysh në prill të vitit të shkuar në parlamentin e Kosovës u procedua ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, mirëpo, për shkak të kostos financiare ky ligj nuk është miratuar.

Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, thotë se kur dëshmitarët kërcënohen, ata ndërrojnë dëshmitë dhe për pasojë zbehin edhe natyrën e krimit. Sipas saj, ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve është shumë i domosdoshëm.

Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

“Ky ligj ka shumë rëndësi për mbrojtjen e dëshmitarëve me çka edhe i motivon ata për të bashkëpunuar me institucionet gjyqësore për faktin që krimet e rënda, sidomos ato për krim të organizuar apo trafikim të qenieve njërëzore apo korrupsion, nuk mund të luftohen nëse nuk ka një mbrojtje adekuate të dëshmitarëve”, thotë Feride Rushiti.


Human Rights Watch kritikon mangësitë në mbrojtjen e dëshmitarëve

Kërcënimi i dëshmitarëve në Kosovë përmendet edhe në raportin e fundit të organizatës Human Rights Watch. Sipas kësaj organizate rastet më të shpeshta kur dëshmitarët janë kërcënuar, janë ato kur në proces janë të përfshirë siç thuhet figura të profilit të lartë, apo rastet e ndërlidhura me krimin e organizuar.

Përfaqësues të këshillit gjyqësor të Kosovës thonë se legjislatura ekzistuese nuk siguron një bazë të mjaftueshme për sigurinë e dëshmitarëve, sidomos për rastet e rënda që procedohen nëpër gjykata.

Enver Peci, kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës thotë, se dëshmitarët mund ta dëshmojnë të vërtetën në raste të rënda, mirëpo në mungesë të një mbrojtje adekuate ata edhe mund të kenë pasoja.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 10.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10F0C
  • Data 10.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10F0C