1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Mbrojtja e ambientit do shtysa

Në një fjalim kancelarja gjermane i bën thirrje pjesëmarrësve në Konferencën e Petersberger-it që t' i drejtohen ndërgjegjes. Sepse duhet punuar sistematikisht për një pakt të ri për klimën.

Ajo do të ndjekë ftesën për të shkuar në Katar, thotë Merkeli. Kancelarja gjermane i përgjigjet kështu ftesës së bërë nga Abdullah bin Hamad Al-Attiyah. Ai është zëvendëskryeministër i Katarit, vend i Lindjes së Mesme që do të organizojë në fund të vitit konferencën tjetër të OKB për klimën. Por edhe me ministrin e Ambientit, Peter Altmaier Gjermania përfaqësohet si duhet, shton Merkel.  

Dialogu i tretë i Petersbergut, i cili mbahet tani në Berlin si një takim përgatitor për atë të Katarit, është prova e parë ndërkombëtare për ministrin e ri gjerman të Ambientit. Altmaier mund të mbështetet në përkrahjen e Merkelit.

South Africa's Minister of International Relations and Cooperation Maite Nkoana-Mashabaneat (R) and German Chancellor Angela Merkel attend the Petersberg Climate Dialogue in Berlin, July 3, 2011. International delegations gathered on Sunday in Berlin for a two-day conference to prepare the upcoming UN climate conference in Durban. REUTERS/Thomas Peter usage Germany only, Verwendung nur in Deutschland

Merkel: "Kush ka qenë një herë ministër Ambienti, ai nuk e harron këtë kurrë,"

Merkel, e cila ka qenë vetë ministre e Ambientit nga 1994 deri 1998, u tha miqve nga 30 vende të botës se mbrojtja e ambientit do t'i sjellë gëzim deri në frymën e fundit të jetës. "Kush ka qenë një herë ministër Ambienti, ai nuk e harron këtë kurrë," tha Merkel.

Me vëmendje të madhe pjesëmarrësit e takimit ndoqën fjalimin 20 minutësh të kancelares, sepse në mbrojtjen e ambientit Gjermania është një nga vendet pioniere dhe mban rol drejtues në Bashkimin Evropian. Konferenca e fundit e Klimës në Durban solli një lajm të mirë dhe një të keq, tha Merkel. Ekzistojnë shancet për një pakt të ri për klimën, por para kësaj duhet të përfundojë Pakti i Kiotos. Sepse ekziston rreziku që të mos dihet ku të fillohet nga e para. Në konferenën e Katarit duhen zhvilluar bisedime për klimën, që të gjejmë patjetër ku duhen dhënë shtysat.

Zhvillimi duhet kuptuar ndryshe

Merkel i kushton vëmendje të veçantë në fjalimin e saj green economy. "Duhet arritur që zhvillimi ekonomik të mos jetë i varur nga përdorimi i burimeve." Zhvillimi kualitativ duhet të ndiqet nga zhvillimi kuantitativ. Për këtë nevojiten teknologji të reja dhe mënyra të qëndrueshme të menduari. Kthesa energjetike në Gjermani është për shembull për një politikë të tillë, tha Merkel. "Kjo nuk është detyrë e lehtë, por ne duhet ta realizojmë kështu që prej nesh mund të mësojnë edhe vende të tjera."

Pyetjes së një pjesëmarrësi britanik në konferencë, për masat që Merkel propozon të merren, për të bërë bashkë mbrojtjen e ambientit dhe zhvillimin ekonomik, kancelarja iu përgjegj duke përmendur katër pika, teknologjitë më të mira, politikën e përmirësuar të subvencioneve, logjistikën inteligjente dhe rinovimin e ndërtesave për t`i bërë më eficiente sa i përket energjisë.

Merkel mendon në përgjithësi se vendet e industrializuara si Gjermania janë të detyruara që të nxisin mbrojtjen e ambientit. "Në fund të fundit pjesa më e madhe e shkatërrimit të ambientit në botë është bërë për llogari të vendeve të industrializuara," kujton Merkel.

Politikanët e ambientit duhet të jenë sërish pionierë

"Unë besoj në ndryshimin e klimës," tha Merkel duke pasur parasysh shkencëtarët që e vënë në pyetje lidhjen midis emisioneve të dioksidit të karbonit dhe ngrohjes së atmosferës. Ajo nuk kërkon të harxhojë kohën me interpretimin e numrit të madh të studimeve që janë bërë për mbrojtjen e klimës. Sepse pavarësisht shifrave dhe kufijve, kjo çështje ka të bëjë me trajtimin e burimeve të tokës.

German Chancellor Angela Merkel gestures during her speech at the third Petersberg Climate Dialogue in Berlin, Germany, Monday, July 16, 2012. Politicians and environmental experts from over 30 countries meet to prepare the UN climate conference in Doha later this year. (Foto:Gero Breloer/AP/dapd)

Angela Merkel

Merkel kujton se politika e ambientit ka qenë dikur pionier i bashkëpunimit global. Me synimin që së bashku dhe me më shumë përgjegjësi të veprohet në të mirë të njerëzimit. Politikanët e ambientit duhet ta marrin sërish këtë rol.

Nga dialogu i klimës këtë vit Merkel dëshiron të arrihet një plan veprimi për ndarjen e punës për paktin e ri që pritet të formulohet në vitin 2015. Kancelarja gjermane bëri të qartë se objektivat e reduktimit duhet të jenë tek 2 gradët.

Nuk është e lehtë të bësh bashkë 180 vende. Por shumë vende janë të gatshme. "Çdo projekt për mbrojtjen e klimës rrit mirëkuptimin dhe besimin," theksoi Merkel, duke shtuar "të gjitha këto energji duhet të bëhen bashkë."

Dialogu i Petersbergerut zgjat deri të martën (17.07.2012). Në konferencën përfundimtare të pasdites, ministri i ambientit Altmaier do të prezantojë rezultatet.