1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Mbrojtja civile gjermane diskuton përgatitjen për sulmin ushtarak

Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur marrin lajmin se po fluturon një raketë? Përfaqësues të ministrive në Gjermani diskutojnë situatën. Bunkerët u mbyllën pas Luftës së Ftohtë, po situata aktuale shtron kërkesa të reja.

Qeveria federale gjermane do të përmirësojë mbrojtjen e popullit për rastin e një situate emergjente ushtarake. Përfaqësues të ministrive përkatëse kanë rënë dakord para disa ditësh, sipas një informacioni të "Saarbrücker Zeitung", që ta verifikojnë me këtë synim gjendjen e mbrojtjes civile në Gjermani: a është e përgatitur ajo për rreziqet aktuale? "Ashtu si përshtatet ushtria gjermane me parime të reja të politikave të sigurisë ndaj gjendjes së re, kështu duhet të përshtatet edhe mbrojtja civile", i tha gazetës Presidenti i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Popullit dhe për Ndihmën në Katastrofa, Christoph Unger. "Mungon aftësia e mjaftueshme mbrojtëse civile me forma të shumëllojshme", tha ai.

Dhënia e alarmit - e rëndësishme

Për rastin e katastrofave civile dhe të krizave në të kaluarën është bërë shumë. "Për rastin e një kërcënimi nga jashtë, situata është më problematike." Si temë të rëndësishme Unger përmendi alarmimin e popullit. "Alarmimin teknik ne sapo e kemi përsosur edhe më tej", tha ai. "Ajo që nuk kemi bërë është që të flasim për këtë me popullin. Çfarë duhet të bëjnë njerëzit në rast të një paralajmërimi se po fluturon një raketë?" Një preokupim është ruajtja e funksionimit të qeverisë në rast të një sulmi kundër Gjermanisë.

Satelitë dhe aplikacione për celularë në vend të bunkerëve

Paralajmërim me aplikacion për katastrofat

Paralajmërim me aplikacion për katastrofat

Pas fundit të Luftës së Ftohtë, të gjithë bunkerët e mbrojtjes janë mbyllur, sirenat janë çmontuar dhe rezervat e emergjencës janë eleminuar. Bunkerë të rinj atomikë mbrojtës hë për hë nuk do të ndërtohen, as ata ekzistues nuk do të hapen, u bë e ditur. Kjo është gjendja aktuale e konsultimeve.

Alarmin në të gjithë territorin mund të jepet tani sipas informacioneve me një sistem satelitor, përmes të cilit informohen stacionet radiofonike dhe televizive. Veç kësaj, në të ardhmen do të ketë edhe aplikacion paralajmërimi për të gjithë celularët.

Sfond për këto reflektime janë sipas raportit konflikti aktual me Rusinë dhe rreziqet e reja nga raketat balistike, p.sh. nga Lindja e Afërt.