1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Mblidhet Këshilli i NATO-s në Bruksel - Flitet edhe për reduktimin e trupave në Kosovë

Ministrat e mbrojtjes së vendeve të NATO-s takohen sot, të enjten në Bruksel. Në qendër të takimit do të jenë ndërhyrja në Afganistan, lufta kundër piratërisë dhe reduktimi i trupave të KFOR-it në Kosovë.

Automjet i KFOR-it në Kosovë

Mblidhet Këshilli i NATO-s në Bruksel - Flasin edhe për trupat në Kosovë

Tema e parë e bisedave në takimin e ministrave të mbrojtjes është edhe këtë herë Afganistani. Gjendja e sigurisë në Hindukush është përkeqësuar rëndë. Këtë ka filluar ta ndjejë edhe bundesvehri, i cili është vendosur në veri të Afganistanit, një rajon në të cilin deri tani situata ka qenë relativisht e qetë. Por ndërkaq kjo ka ndryshuar. Edhe në veri të vendit, patrullat sulmohen gjithmonë e më shpesh patrullat nga kryengritës që shkaktojnë shkëmbime zjarri për një kohë të gjatë.

Harta e vendosjes së trupave në Afganistan.

Tema e parë e bisedave në takimin e ministrave të mbrojtjes është edhe këtë herë Afganistani.


Në konferencën e sotme do të diskutohet ndër të tjera edhe për ndryshimin e strategjisë të njoftuar nga Presidenti i SHBA-së, Barack Obama. Afganistani dhe Pakistani shihen ndërkohë si një zonë operacioni. Shefi i Pentagonit, Gates kërkon nga ushtarakët e tij të lartë mënyra të reja të menduari. Ministri amerikan i mbrojtjes njoftoi muajin e kaluar zevëndësimin e komandantit të trupave të ISAF-it McKiernan: “Unë kam kërkuar dorëheqjen e Gjeneralit David McKiernan. Ka ardhur koha të bëjmë ndryshime. Është koha e fillimit të zbatimit të strategjisë së re“.



Rindërtimi në sektorin civil duhet të shtohet. Por në të njëjtën kohë SHBA-të janë edhe për shtimin e trupave. Në fund të vitit në Hindukush do të jenë të stacionuar gati 70 mijë ushtarë amerikanë. Është fjala për një “amerikanizim” të misionit. Uashingtoni dëshiron të ndryshojë në këtë kuadër edhe strukturat e komandos së ISAF-it. Por kjo nuk shkakton entuziazëm tek të gjithë aleatët.

Pirateri para Somalisë.

Një tjetër temë e takimit është luftimi i piraterisë. NATO është aktualisht prezente me anijet e saj në bregun e Afrikës.

Një tjetër temë e takimit është luftimi i piraterisë. NATO është aktualisht prezente me anijet e saj në bregun e Afrikës. Por misioni përfundon këtë muaj. Sepse forcat ushtarake detare që janë vendosur aty kanë detyra të tjera. Megjithatë Aleanca dëshiron të angazhohet edhe në të ardhmen në këtë fushë.


Ministrat e mbrojtjes do të flasin edhe për atë se si duhet vazhduar misioni i KFOR-it në Kosovë. Qysh prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës shumë vende anëtare të NATO-s dëshirojnë t`i tërheqin ushtarët e tyre nga rajoni. Spanja është duke u penguar me përpjekje të mëdha që të mos i tërheqë menjëherë trupat e saj. Aktualisht në Kosovë ndodhen të stacionuar rreth 14 mijë ushtarë. Ky numër do të reduktohet në disa mijëra.


Një takim të Këshillit NATO-Rusi në nivel ministrash nuk do të ketë në Bruksel. Aleanca e pati pezulluar një takim të tillë pas luftës në Gjeorgji vitin e kaluar. Megjithatë në fund të këtij muaji ministrat e jashtëm të këtij organizmi do të takohen së bashku në kuadër të një konference të OSBE-së në Korfuz.

Autor : Andreas Flocken / Mimoza Cika - Kelmendi

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 11.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I7N6
  • Data 11.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I7N6