1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Mbikqyrje elektronike e kufijve të jashtëm të BE-së

Një sistem elektronik i kontrollit të hyrjeve në Bashkimin Evropian do të zëvendësojë vizat. Komisioni i BE-së paraqiti të mërkurën planet për një "manaxhim unik të kufijve".

default

Regjistrimi elektronik i shenjave të gishtërinjve

Një përshëndetje aspak miqësore! Ngjan si një sekuencë nga një vizion i ligë i një bote të re aspak të bukur. Kush dëshëron të hyjë në Bashkimin Evropian në të ardhmen fillimisht do të skanohet: "Tregoni pak veshin e majtë" - këto fjalë do të dëgjohen gjatë procedurës së hyrjes, ashtu si dikur më parë në kufirin me ish- RDGJ-në. Duhet bërë një fotografi, natyrisht sipas standardeve strikte, në mënyrë që makina që duhet të përpunojë fotografinë në formë digjitale të mund t'a shfrytëzojë atë. Veç kësaj do të merren edhe shenjat e gishtërinjve edhe këto të administruar në mënyrë elektronike, kuptohet.


Kush ka udhëtuar në SHBA kohët e fundit e di se si ndjehesh nëse si mysafir përpara hyrjes i nënshtrohesh një trajtimi të tillë kontrollues. Aspak mirë sigurisht dhe aspak i mirëpritur. Në Amerikë mbledhja dhe ruajtja e të dhënave biometrike gjatë hyrjes u vendosën pas atentateve terroriste të 11 shtatorit 2001. Dhe tani e njëjta procedurë kontrolli do të aplikohet edhe për vizitorët në Bashkimin Evropian nëse gjërat shkojnë siç dëshëron komisari i BE-së Franko Fratini.

Deutschland Automatische Passkontrolle

Sistem i kontrollimit automatikisht të pasaportave në Gjermani

Ky vizion nuk është aspak i këndshëm, është madje neveritës. Të lind dëshira të mos kesh nevojë për të. Por ky qëndrim është edhe mjaft romantik për t'u shprehur me kujdes. Së pari kontrollet e kufijve në të gjithë botën nuk janë asnjëherë një akt mirëpritjeje të përzemërt por shumë më tepër shprehje e një lloj mosbesimi kundrejt vizitorit dhe një akt izolimi. Qysh tani dhënia e vizave me kontrollet në kufi dhe ato në doganë nuk janë fare procedura dinjitoze për vizitorët e BE-së.

Kjo në thelb ka të bëjë me faktin që ne nuk dëshërojmë askënd të hyjë. Kush mund të hyjë, me çfarë kushtesh dhe sa kohë mund të qëndrojë është e përcaktuar hollësisht në ligje dhe këto rregulla natyrisht edhe duhen zbatuar. Në këtë kuadër duhet të jetë e lejuar që të shfrytëzohet mundësitë e ofruara nga teknika moderne. Dallimi kryesor ndërmjet një pashaporte udhëtimi biometrike dhe një pashaporte të zakonshme është që ato biometrike janë më të vështira të fallsifikohen. Me anë të saj, dokumenti dhe zotëruesi i tij lidhen më ngushtë me njëri-tjetrin. Pra pashaporta biometrike e përmbush veçanërisht mirë qëllimin.

Për këtë arsye për qytetarët e BE-së së shpejti do të ketë pashaporta biometrike udhëtimi. Për këtë vendimi tashmë është marrë. Plani i Fratinit transferon tek vizitorët nga vendet e treta vetëm rregulla të cilave vetë europianët iu nënshtrohen. Kjo është legjitime dhe aspak e tepruar. Megjithatë një ndjenjë bezdie është legjitime kur bëhet fjalë për forcimin virtual të kufijve. Me mikëpritje të përzemërt dhe qëndrim kozmopolit ky synim nuk mund të arrihet.

DW.COM

  • Data 14.02.2008
  • Autor Otto, Wolfgang
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D7O6
  • Data 14.02.2008
  • Autor Otto, Wolfgang
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D7O6