1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Mbi Gjermani avionët patrullojnë dendur për mbrojtje nga terrorizmi

Me Eurofighter Bundeswehri gjerman siguron hapësirën ajrore mbi vend. Ndërhyrjet e avionëve janë shtuar dukshëm kohët e fundit. Gjërat janë shpjeguar pas një pyetjeje të një deputeti.

Eurofighter

Eurofighter

Gjashtë herë në tre vitet e fundit ka ekzistuar dyshimi për rrëmbimin e avionëve civilë nga terroristët dhe se në këto aksione janë përdorur armë nga Gjermania. Lidhjet mes pilotëve dhe sigurisë së fluturimit kanë qenë të ndërprera më shumë se 20 minuta. Pas alarmit ("Quick Reaction Alert") kanë reaguar avionët luftarakë të stacionuar në Gjermani në Neuburg (Bavari) dhe Wittmund (Saksoni të Poshtme).

Këto ekipe janë në gjende të përhershme gatishmërie - 24 orë në ditë, 365 ditë në vit. Kur bien këmbanat e alarmit, ato drejtohen tek "Alpha Scrambles". Sekretari i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes thotë se në vitin 2015 ka pasur 18 alarme të këtilla. Kur shtohen edhe alarmet nga zonat kufitare, ka pasur madje 42 alarme të këtilla. Në vitin 2013 ka pasur vetëm shtatë ndërhyrje. Nervozizmi dhe frika nga sulmet është shtuar shumë. Në rast të ndonjë sulmit terrorist, përgjegjësia nuk është tek NATO por shtetet anëtare.

Adrenalina dhe ekstremizmi

Pilotëve u mbetet shumë pak kohë për t'u nisur në rast alarmi. Më së shumti 15 minuta. Varësisht nga shkalla e gatishmërisë, madje edhe 10 minuta. Më së shumti brenda 30 minutash avionët e arrijnë secilën pikë të Gjermanisë. Por të gjitha alarmet e deritanishme janë dëshmuar si gabime të pilotëve. Disa prej tyre kanë humbur orientimin. Shpesh ka pasur probleme teknike dhe këta avionë janë përcjellë nga avionët e ushtrisë deri në ndonjë aeroport. Për të kaluar në mënyrë sa më të qetë, në vit ka rreth 1000 "Tango Scrambles" të simuluar.

Eurofighter

Eurofighter

Gjendja juridike

Për shtimin e aksioneve e ka pasur përgjegjësinë së pari inspektori i komandës për siguri dhe mbrojtje ajrore. Por pas shtimit të aksioneve, përgjegjësia mbetet në Ministrinë e Mbrojtjes. Këto aksione janë të rregulluara në mënyrë strikte me ligjet. Por Gjykata Kushtetuese ka vendosur se nuk është në përputhje me aktin më të lartë juridi goditja e ndonjë avioni me udhëtarë civilë, në qoftë se vlerësohet se paraqet rrezik të madh. Kështu është nxjerrë nga fuqia një ligj përkatës nga viti 2006. Për bërjen publike të këtyre të dhënave duhet falënderuar deputetin e ekologjistëve Tobias Lindner, i cili ka kërkuar sqarimin e këtyre pohimeve.

Përgjigja e qeverisë

Në përgjigjen e qeverisë nga 18 janari jepen shpjegime për ndërhyrjet në ajër. Për mbrojtjen në raste të këtilla janë përgjegjës avionët Eurofighter. Ndërsa në Turqi janë avionët Tornado. Lindner megjithatë nuk është i kënaqur me përgjigjen. Ai thotë se problemet me Tornado janë të njohura që nga ndërhyrja në Kosovë dhe nuk janë zgjidhur deri tani.