1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Mbi 100 mijë armë ilegale në Maqedoni

120 mijë armë të llojeve e kalibrave të ndryshme gjenden në popull. Ekspertët kërkojnë të organizohet një aksion vullnetar për dorëzimin dhe legalizimin e armëve ilegale.

default

Edhe pas disa aksioneve te realizuara për dorëzimin vullnetar te armëve ilegale në Maqedoni posedimi i armëve ilegale është tejet i madh. Me ndryshimin e ligjit për armët vlerësohet se numri i armëve ilegale dukshëm do të zvogëlohet.

Një vit kohë për të dorëzuar, apo legalizuar armën

Sipas burimeve të policisë vlerësohet se në Maqedoni në mënyrë ilegale ka rreth 120 mijë copë armë të llojeve të ndryshme

Duke patur parasysh numrin e madh të armëve ilegale, që posedojnë qytetarët, Ministria e Punëve të Brendëshme me ndryshimet në Ligjin për armë do të mundësojë, që në një periudhë një vjeçare qytetarët në mënyrë vullnetare ta dorëzojnë apo legalizojnë armën ilegale. Pro ndryshimit të Ligjit për armë janë shprehur edhe ekspertë të sigurisë, mirëpo sipas tyre, krahas rregullativës ligjore do të ishte mirë të organizohet edhe një aksion vullnetar për dorëzimin e armëve ilegale.

Domosdoshmëria e një aksioni për grumbullimin e armëve

Për ekspertin e çështjeve të sigurisë, Nazmi Maliqi, në Maqedoni deri më tani gjatë fushatave për legalizimin e armëve janë bërë gabime të rënda, sepse leje për posedim të armëve iu është dhënë edhe personave, që kanë dosje të dyshimta dhe që janë të involvuar në vepra kriminale.

Waffe im Schlafzimmer

Armë në dhomën e gjumit

Fakti se qytetarët në duart e tyre posedojnë një sasi të konsiderueshme të armëve ilegale, çon në domosdoshmërinë e organizimit të një aksioni për grumbullim të armëve.

“Duhet të krijohet një kulturë për armëmbajtje, duhet të bëhet thirrje për vënien e një rendi ligjor, sa i përket kësaj problematike, por të mos jetë në formë të fushatës, sepse çdo fushatë bart me vete edhe gabimet e veta. Duke pasur parasysh ndarjen partiake dhe partizimin e institucioneve shtetërore, mendimi im është, që më mirë të shkohet në vijën graduale përmes një edukimi qytetar, përmes një mënyre, që e kanë praktikuar edhe shtetet e tjera para nesh”.

Deputeti Talat Xhaferi, është anëtar i Komisionit parlamentar për mbrojtje. Ai nuk është kundër organizimit të aksioneve vullnetare për dorëzimin e armëve, por që ky aksion të jetë i suksesshëm, sipas tij duhet të plotësohen disa kushte.

“Mendoj që rrethanat nuk korrespondojnë me mundësinë aktuale të zbatimit praktik të një ideje të tillë për faktin se në aspektin medial nuk është bërë një qasje më e thuktë e situatës, apo e gjendjes aktuale rreth posedimit, apo ekzistimit të armëve pa leje”.

Bllagoja Markovski është kryetar i Forumit Ballkanik për Siguri. Ai thotë se në Maqedoni nuk po punohet asgjë në organizimin e një aksioni vullnetar për grumbullimin e armëve. Arsyetimet se aksionet e këtilla janë ekonomikisht të papërballueshme nuk mbajnë, sepse çdo armë e legalizuar ka çmim më të lartë se çdo kalkulim ekonomik, thotë Markovski.

Frau an der Waffe in Indien

“Për fat të keq në Maqedoni në këtë moment nuk ekziston klimë politike dhe shoqërore për organizimin e një aksioni vullnetar edhe pse faktet dhe dokumentet flasin për një sasi të konsiderueshme të armëve ilegale”.

Efektive aksionet rajonale të grumbullimit të armëve

Sipas Markovskit aksionet për grumbullimin vullnetar të armëve do të ishin shumë më efektive, nëse ato do të kishin një shtrirje rajonale.

“Armët trafikohen shumë lehtë nga njëra anë e kufirit në tjetrën, prandaj aksioni për grumbullim vullnetar të armëve në nivel rajonal do të ishte i mirëseardhur për sigurinë në rajon”, thotë Bllagoja Markovski.

Paqja dhe siguria janë të ndërlidhura mes tyre. Nëse armët janë problem për Maqedoninë ose Shqipërinë, ky problem reflektohet dhe krijon probleme të ndërsjellta, thotë Nazmi Maliqi ekspert për çështje të sigurisë.

“ Meqë shtetet e rajonit e shohin si prioritare mënyrën e bashkëpunimit rajonal si një standart, që do ti afrojë drejt NATO-s dhe BE-së, organizimi i një aksioni vullnetar për grumbullimin e armëve do të kërkonte përpilimin e një projekti më të përgatitur, që do të kishte kuptim afatgjatë për sigurinë e rajonit”, shprehet Maliqi .

Legalizimi i mbajtjes së armëve për disa kategori të veçanta të qytetarëve, siç është arma për gjah, arma sportive dhe për vetëmbrojtje, është mirëpritur nga qytetarët, sepse në këtë mënyrë do të mund të legalizohet një sasi e konsiderueshme e armëve, që për momentin posedohen nga qytetarët në mënyrë ilegale.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 31.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MiwO
  • Data 31.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MiwO