1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Mbase nuk do të merret vesh kurrë pse irlandezët thanë "Jo"

Shtypi ndërkombëtar mbi takimin e krizës së BE-së.

default

Takimi i BE-së

Gazeta zviveriane «Neue Zürcher Zeitung» shkruante në numrin e të premtes për takimin e nivelit të lartë të BE-së: « Ka mundësi që në takimin e nivelit të lartë të BE-së, që do të mbahet në muajin tetor, të merret vendim për masat që duhen marrë për zhvillimin e një referendumit të dytë në Irlandë. Por kërkush nuk do që ta thotë këtë hapur, se kjo do të dukej si mosresprektim cinik i dëshirës së shprehur nga irlandezët. Ndërkohë që shancet e suksesit të një manovrimi të tillë sigurisht që rriten me rritjen e distancës kohore midis dy votimeve në Irlandë, kryesorët e BE-së janë kapur fortë pas idesë se Pakti i Lisbonës duhet të hyjë në fuqi ashtu siç ishte parashikuar, në verë të vitit tjetër. Nxitimi i sforcuar mund të rrezikojë më shumë planet e bëra."

Gazeta britanike shkruan "Guardian" shkruante në numrin e të shtunës për takimin e nivelit të lartë të BE-së në Bruksel: «Kryetarëve të shteteve dhe të qeverive duhet tu shkojë nëpër mend se mund të vazhdojnë të jetojnë edhe pa Paktin e Lisbonës. Por ata nuk duhet të heqin dorë nga qëllimi i mirë i Paktit, thjeshtësimin e marrjes së vendimeve. Puna është të gjenden mjete të tjera për të arritur këtë qëllim. Mbase asnjëherë nuk do të merret vesh pse irlandezët thanë "Jo". Paktit reformues ju vunë përsipër mëkate që nuk i ka bërë. Megjithatë refuzimi, edhe nëse bëhet për arsye të gabuara, është shprehje e pakënaqësisë ndaj elitave politike, të atyre në vend po edhe të atyre në BE. Megjithatë ka mundësi të tjera për të reformuar institucionet e BE-së. Për shembull mund të arrihen marrëveshje për çështje të veçanta ose grupe të vogla vendesh anëtare mund të bëhen bashkë për të vazhduar së reformat, për të cilat kanë rënë dakord.

Gazeta rajonale franceze « Dernières Nouvelles d'Alsace» (Straßburg) shkruan në numrin e të shtunës po ashtu për takimin e krizës së BE-së: «Takimi i nivelit të lartë në Bruksel dështoi në gjithshka. Ajo që dëgjohet është kakofonia e zërave të ndryshme me të njëjtin rezultat, të shtyhet zgjidhja e problemit që shkaktuan irlandezët me "jo-në" e tyre. Dhe problemi është Evropa që nuk duket, e afërt me qytetarët e saj, e cila do të arrihej me Paktin e Lisbonës. Ky Pakt nuk është pakt i vizioneve politike, por pakt i pragmatizmit për t`i dhënë 27 vendeve aftësinë e funksionimit pa shkaktuar paralizimin institucionale. Por ne duam të mbetemi optimist, anëtarët e takimit të nivelit të lartë thanë se do të vrasin mendjen për këtë."

  • Data 21.06.2008
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EO4W
  • Data 21.06.2008
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EO4W