1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mbështetje nga NATO për strategjinë amerikane në Afganistan

Gjermania ndodhet eventualisht nën presion për deklarimin para janarit të shtimit të mbështetjes ushtarake për Afganistanin. Ministri i Jashtëm Vestervele i rezervuar në diskutim për shifrat e ushtarëve shtesë.

Rasmusseni deklaron mbështetjen e NATO-s për Afganistanin

Rasmusseni deklaron mbështetjen e NATO-s për Afganistanin

7 mijë trupa shtesë nga NATO-ja në Afganistan

SHBA pas vendimit për dërgimin e 30 000 ushtarëve shtesë në Afganistan janë të kënaqur me reagimet e partnerëve të saj në NATO: "Përgjigja ishte pozitive", tha ministrja e Jashtme e SHBA-së, Hillary Klinton në Bruksel. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen, SHBA ka siguruar nga aleatët premtimin për së paku 7000 ushtarë shtesë. Këtë ai e bëri të ditur pas konsultimeve me partnerët në trupën ndërkombëtare të NATO-s ISAF. 25 prej 44 shteteve përbërëse të trupës së mbrojtjes ISAF, kanë bërë të ditur se do të forcojnë prezencën e tyre ushtarake në Afganistan vitin e ardhshëm. Momentalisht ISAF-i ka gjithsej 83.500 ushtarë, 44 600 prej tyre nga SHBA. Përveç kësaj priten edhe kontribute të mëtejshme të aleatëve, tha Rasmussen-i.

Shtim i angazhimit civil gjerman në Afganistan?

Pas gatishmërisë së shteteve të tjera për të vënë në dispozicion më shumë se 5000 ushtarë, Gjermania e ndjen vetën nën presion për të vepruar. Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle përsëriti ofertën e Gjermanisë për të shtuar angazhimin civil në Afganistan. Fillimisht duhet të zhvillojmë një debat strategjik për synimet e misionit tonë, tha Westerwelle. Në Berlin thuhet se duhet të presim konferencën për Afganistanin në fund të janarit në Londër, të flasim me aleatët dhe të shohim, se si do të shkojë krijimi i qeverisë në Kabul pas zgjedhjeve të kontestueshme.

„Në rradhë të parë është fjala për synimet, për strategjinë dhe pastaj për instrumentet, se me çfarë strategjie do t'i arrijmë këto synime. Një diskutim në vendin, për çështjen se sa ushtarë do të dërgohen, apo duhet të dërgohen, një diskutim të tillë ne e refuzojmë," u shpreh Westerwelle.

Autor: Angjelina Verbica/dpa

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 04.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KqDA
  • Data 04.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KqDA