1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mbështetje nga e djathta për Hollande

Franca zgjedh një parlament të ri. Pikërisht populistët e krahut të djathtë përreth Marine Le Pen mund të ndihmonin presidentin socialist Francois Hollande për të krijuar shumicën.

Orët në Gjermani dhe Francë bien ndryshe. Këto eksperienca kanë ditë që  bëjnë jo vetëm duoja e re udhëheqëse Merkel Hollande në përpjekjet e tyre të mundimshme politike për afrim, por edhe vëzhguesit gjermanë të zgjedhjes së parlamentit në Francë. Matanë Rinit jo vetëm komunistët dhe populistët e djathtë do të kthehen në parlament, por votuesit do t'i përcaktojnë për herë të parë përmes internetit deputetët për parlamentin në Paris, të paktën francezët jashtë vendit. Dhe kjo para një javë para se të dielën e ardhshme (10.06.12) në vendin amë të hapen lokalet e votimit.

Merkel dhe Hollande konservatorja dhe socialistja

Merkel dhe Hollande konservatorja dhe socialistja

Rezultatet e para të këtyre zgjedhjeve mund të lexohen në faqet e internetit të Ministrisë së Jashtme franceze, edhe pse në Francë zgjedhjet janë të përgjithshme, të barabarta dhe të fshehta. Nëse vazhdon kjo tendencë e votave, në rradhë të parë François Hollande duhet të ndjehet fitues. Shembull Gjermania: Në këtë zonë elektorale Pierre-Yves Le Borgn, që jeton në Mainz, kryeson qartë si kandidat i përbashkët i socialistëve dhe i të gjelbërve me më shumë se 40 për qind të votave. Që Hollande do të marrë shumicën e dëshiruar për të majtën në parlament, e profetizojnë edhe sondazhet e fundit dhe përvojat e së shkuarës: Sa herë që një president është zgjedhur, apo konfirmuar në Elysee, votuesit menjëherë pas kësaj e kanë pajisur me shumicën e vet parlamentare. Megjithatë vështirësia në zgjedhjen e parlamentit në Francë qëndron në detaj.

Balotazh me më shumë se dy kandidatë

Sistemi zgjedhor maxhoritar francez i bën vlerësimet e zakonshme të sondazheve vlera orientuese. Me rëndësi janë në rradhë të parë marrëveshjet midis partive, të cilat muaj para votimit mund të hedhin themelet për koalicionin qeverisës. Kështu socialistët që në vitin e kaluar i kanë premtuar partnerit të tyre në qeveri të gjelbërve, se do të heqin dorë nga kandidati i tyre në më shumë se 60 zona zgjedhore. Pa këto marrëveshje hyrja e të gjelbërve në parlament do të ishte pothuajse e pamundur. Marrëveshja në mes të Frontit të Majtë të Jean-Luc Mélenchon dhe socialistëve dështoi megjithatë pak ditë më parë.

Në balotazhin e një jave më vonë mund të hynin përfaqësues të shumtë të lëvizjes komuniste, sepse për këtë krahas dy të parëve kualifikohen edhe kandidatë të tjerë, që bashkojnë më shumë se 12.5 për qind të votave të të gjithë votuesve. Dhe kritiku i kapitalizmit Mélenchon më së voni pas fushatës së tij të suksesshme presidenciale noton në një valë suksesi.

Kabineti qeveritar i Hollande 17 maj 2012 në Elysee Palace në Paris.

Kabineti qeveritar i Hollande 17 maj 2012 në Elysee Palace në Paris.

"Rezultatet e mira të Frontit të Majtë janë problem për BE"

Është shumë e mundshme, që përpara votimit të dytë të tërhiqen disa socialistë dhe t'u ndihmojnë kandidatëve të Frontit të Majtë për një vend në parlament. Gjithsesi sondazhet e fundit nuk parashikojnë që partia socialiste të ketë shumicë të veten  në parlament. Ajo do të duhet të bëjë koalicion me të Gjelbrit dhe Frontin e Majtë. Një fitore e fortë e së majtës ekstreme mund të rrezikonte konsolidimin e financave publike franceze, mendon analisti politik Emiliano Grosman i universitetit elitar parizian Sciences Po: "Francois Hollande eshte nje socialist i moderuar. Premtimet e tij për një pakt zhvillimi i sjellin vetëm disa ndryshime kozmetike paktit fiskal evropian. Por në se Fronti i Majtë del shumë mirë, presioni për një reformë të thellë do të ishte shumë më i madh. Ky do të ishte pastaj një problem për të gjithë Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet me Gjermaninë."

Norbert Wagner drejtues i fondacionit Konrad Adenauer në Paris

Norbert Wagner drejtues i fondacionit Konrad Adenauer në Paris

Se sa do të përfaqësohen në parlament të Gjelbrit dhe Fronti i Majtë, regjistrohet më saktësi në Pallatin Elize. Sidomos në politikën sociale dhe ekonomike parlamentarët kanë të drejta të mëdha. Një gjë është e qartë: Presidenti ka bërë premtime të mëdha në fushatë, të cilat mund të zbatohen vetëm me një shumicë të majtë parlamentare, thotë Norbert Wagner, drejtues i Fondacionit Konrad Adenauer në Paris. Këto përfshijnë kthimin në 60 vjew të moshës së pensionit për punonjës të caktuar, vende të reja në shërbimin shtetëror dhe tatimin 75% për të ardhurat e milionerëve. Vetëm vendimi i daljes në pension do të kushtonte sipas të dhënave qeveritare gjatë pesë viteve të ardhshme rreth tre miliardë euro. Kampi konservator i llogarit shpenzimet e masave të para të qeverisë në 20 miliardë euro dhe e quan aventuresk kursin e qeverisë.

UMP nis me humbje në periudhën pas Sarkozy

Ligji zgjedhor bën megjithatë që perspektivat për UMP pas tërheqjes së Nicolas Sarkozy në jetën private të jenë modeste. Por humbje shkatërrimtare sipas sondazheve të fundit partia nuk do të pësojë. Problem i madh për të është mbështetja e gjerë, që gëzon në popull Fronti Kombëtar (FN). Anketat e fundit e shohin atë në më shumë se 15 për qind. "Krahu konservator ndodhet si brenda një sanduiçi dhe i bëhet presion nga të dy anët. Ekziston rreziku i madh, që kandidatët e FN-së në shumë zona elektorale të dalin në raundin e dytë", thotë eksperti i Francës Wagner në një intervistë me Deutsche Welle. Dobësimi i ndërsjellë i krahut të djathtë do të krijonte bazën për fitoren e kampit të Hollande.

Një marrëveshje ndërmjet UMP dhe Frontit Kombëtar mund ta zgjidhte këtë dilemë, por konservatorët i kundërshtojnë tradicionalisht aleanca të tilla. Përveç kësaj kjo nuk do të ishte në interes të populistëve të djathtë. Qëllimi i Marine Le Pen është që të shkatërrojë partinë UMP dhe të përvetësojë pastaj disa pjesë të saj, thotë Wagner. "Sa më e madhe të jetë humbja e UMP-së, aq më e madhe është mundësia, që të ketë tensione të konsiderueshme brenda konservatorëve". Pikërisht këtu e ka syrin udhëheqësja e FN-së Le Pen, e cila synon të fitojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2017.

Le Pen synon pallatin Elysée

Shefja e FN-së Marine Le Pen

Shefja e FN-së Marine Le Pen

Që Le Pen me partinë e saj për herë të parë që nga viti 1986 hyn përsëri në parlament, është një pikë kthese politike. Para një çerek shekulli, partia kundër BE-së dhe të huajve përfitoi nga ligji proporcional zgjedhor, të cilin presidenti Mitterrand e pati futur për të dobësuar konservatorët. Sikur kjo parti të hyjë tani përsëri në pallatin Bourbon, kjo duhet të ndodhë nën kushtet më të vështira të një sistemi maxhoritar votimi. FN e lë pas të kaluarën e saj si një parti protestuese, analizon studjuesi politik Grosman në intervistë me DW. Në rrugën drejt një lëvizjeje të madhe konservatore Le Pen ka nxjerrë jashtë partisë qarqet neo-naziste dhe ka ndaluar parullat raciste, thotë Grossman.

Në votimet në Gjermani kjo nuk u ka ndihmuar populistëve të djathtë - ata nuk dolën përtej statusit të një partie të vogël. Gjithsesi duket se francezët që jetojnë jashtë vendit nuk i marrin shumë seriozisht zgjedhjet parlamentare në vendin e tyre. Vetëm rreth 20 përqind e votuesve kanë marrë pjesë në raundin e parë.