1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Mbështetje e Gjermanisë për kualifikimin dhe kërkimin shkencor të të rinjve nga Shqipëria.

Në kuadrin e qëndrimeve për qëllime studimore dhe kërkimore, praktikave ose kurseve të gjuhës në Gjermani, rreth 50 të rinj të talentuar shqiptarë kanë rastin të studiojnë, të hulumtojnë e të njohin Gjermaninë.

Godina kryesore e Institutit Gëte në Mynih

Godina kryesore e Institutit Gëte në Mynih

Pjesa më e madhe e bursave është akorduar nga Shërbimi i Shkëmbimit Akademik Gjerman (DAAD), i cili që nga viti 1991 ka mbështetur mbi 2.300 shtetas shqiptarë, që në shifra nënkupton një shumë prej mbi 6 milion euro. Edhe ndihma ushtarake në arsimim me 1500 persona të mbështetur që nga viti 1992 zë një vend të rëndësishëm. Krahas kësaj edhe insitucione të tjerë si Instituti Gëte (Goethe) (GI) dhe Shërbimi i Shkëmbimit Pedagogjik (PAD) mbështesin rregullisht nxënës, mësues dhe studentë në përmirësimin e njohurive të gjuhës gjermane.

Veç këtyre bursave janë edhe një sërë programesh të tjera në kuadrin e të cilëve akordohen bursa si psh: Bursat Parlamentare Ndërkombëtare (IPS), Programi i Bursave të Komisionit Gjerman për Marrëdhëniet Ekonomike për Evropën Lindore (OA), si dhe prej këtij viti edhe Programi i Bursave Konrad Zuse për sipërmarrës të rinj.

Profesor Andonaq Londo është dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin Politeknik në Tiranë. Ai drejton shoqatën e ish -bursistëve të DAAD dhe vetë ka qënë disa herë për specializime me afate të ndryshme në Gjermani. Ai ka fituar statusin e Profesorit Të Ftuar në Universitetin e Siegenit në Gjermani dhe kjo falë projekteve mbështetëse të Shërbimit të Shkëmbimit Akademik. Prof. Londo ka përgatitur dy botime të reja të fushës, të cilat i ka bërë dhuratë për Ambasadën Gjermane, në shenjë mirënjohje për mbështetjen që ka marrë nga qeveria dhe institucionet kërkimore dhe shkencore në Gjermani, vecanërisht i inspiruar dhe nga profesori i Universiteti të Siegenit, Tomas Karolos.

Prof. Londo thotë për DW se përfitimi nga këto bursa është në formën e shkëmbimit të përvojave, të kërkimit në një fushë të caktuar, ku vec pedagogëve ka patur dhe studentë të cilët kanë udhëtuar në Gjermani pranë institucioneve të ndryshme atje.

Ambasadori i RFGJ-së në Shqipëri, Bernd Borchardt gjatë ceremonisë së dorëzimit të bursave të enjten në mbrëmje kujtoi faktin se "këtë vit do të festojmë 20 vjetorin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Në këto 20 vjet bashkëpunim Gjemania i ka vënë në dispozicion Shqipërisë një shumë prej më shumë se 700 milion euro. Në këtë hark kohor vetëm nga bursat e studimit dhe të kërkimit shkencor kanë përfituar më shume se 3 mijë vetë, një shifër që sipas ambasadorit Borchardt është domethënëse. Ky kontigjent i kualifikuar do të përballojë vec të tjerave dhe sfidat e integrimit europian të Shqipërisë", u shpreh ai në ceremoninë që u mbajt në ambjentet e Ambasadës Gjermane në Tiranë.

  • Data 20.06.2008
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ENSa
  • Data 20.06.2008
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ENSa