1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Mbështetja gjermane për Shqipërinë 78.2 milionë euro për 2010 - 2011

Mbështetja e Gjermanisë për Shqipërinë e fokusuar në sektorë prioritarë të zhvillimit: energjia, sistemet e furnizimit me ujë, kanalizimet, manaxhimi i mbetjeve urbane, zhvillimi i qëndrueshëm social i ekonomisë.

default

Raundit zyrtar të diskutimit dhe finalizmit rreth protokollit të bashkëpunimit për zhvillim mes Shqipërisë dhe Gjermanisë i kanë paraprirë bisedimet në rang ekspertësh që kanë nisur para rreth 6 muajsh. Janë dy drejtime kryesore: Së pari, ekspertët piketojnë fushat prioritare ku do të kanalizohen projektet e programet e reja të zhvillimit. Ndërkohë që elementi i dytë ka të bëjë me projektet që janë në financim e sipër, për të parë problematikën dhe mënyrat e kapërcimit të tyre, apo rishikimin e pjesës së mbetur të buxhetit të akorduar.

Alfred Rushaj zëvendësministër i Financave, i cili kryesonte delegacionin zyrtar shqiptar në bisedimet me palën gjermane, thotë se rezultati i protokollit të bashkëpunimit për zhvillim ishte më i miri i mundshëm. Ai detajizon për DW-në mbështetjen dyvjeçare të qeverisë gjermane për Shqipërinë: "U diskutua dhe u vendos që për periudhën 2010 – 2011 Republika Federale e Gjermaisë të verë në dispozicion të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë një fond të ri prej 78.2 milion eurosh. Kjo konsiston që 70.4 milion euro planifikohen për projekte të bashkëpunimit financiar dhe 7.8 milion euro për bashkëpunimin teknik, pra për asistencë teknike. Gjithashtu u vendos që të rialokohen rreth 7.4 milion euro të papërdorura nga fondet ekzistuese. Pra, në total shuma që qeveria e Republikës së Shqipërisë do të ketë në dispozicion nga ky bashkëpunim në këto dy vite shkon në 85.6 milion euro."

Pjesë e kësaj pakete financiare janë grantet, kreditë e buta, si dhe ato që konsiderohen si kredi komerciale, të cilat nuk janë me terma të tregut. Mbështetja financiare e teknike e Gjermanisë për Shqipërinë do të shkojë për sektorë prioritarë të zhvillimit në vend: energjia, sistemet e furnizimit me ujë, kanalizimet, manaxhimi i mbetjeve urbane, zhvillimi i qëndrueshëm social i ekonomisë. Sipas ekspertëve veç faktit që ato janë fusha prioritare, janë dhe të drejtëpërdrejta e të prekshme për komunitetin. "Janë sektorë ku financimet gjermane kanë qënë për një kohë të gjatë, janë sektorë ku financimet nga pala gjermane kanë patur feedback shumë pozitiv.", thotë Rushaj për DW.

Alfred Rushaj

Alfred Rushaj, zëvendës ministër i Financave

Synohet transparenca e tenderimeve

Shuma totale prej 85. 6 milion euro që Gjermania do t' i verë në dispozicion Shqipërisë në harkun kohor 2010 – 2011 është parashikuar që t'i nënshtrohet mekanizmave të transparencës në përdorimin e tyre si dhe për procedurat e tenderimeve. "Çdo projekt financiar i veçantë që financon një projekt teknik shoqërohet me një marrëveshje financiare që do të nënshkruhet gjatë kësaj periudhe ndërmjet dy palëve. Është kjo marrëveshje që përcakton deri në detaj, sa është shuma e financimit, cili është projekt konkret që do të financohet, cilat janë rregullat e kontrollit e të monitorimit. Natyrisht pjesë e veçantë është dhe pjesa e prokurimeve, e cila gjithmonë bëhet duke patur parasysh transparencën e rregullat që palët bien dakort për të zbatuar këto projekte konkrete."- shpjegon zëvendësministri i Financave Alfred Rushaj.

Duke parë qëndrueshmëri në marrëdhëniet mes dy vendeve pjesë e diskutimit të delagacioneve zyrtare ka qënë edhe perspektiva e kooperimit pas 2011-ës. Qysh tani palët kanë piketuar si sektorë që do të kërkojnë mbështetje financiare e teknike pas konkludimit të këtij protokolli dyvjeçar . Të tilla janë transmetimi i energjisë, përdorimi i energjive alternative, ajo diellore dhe e erës, strategjia për energjinë e rinovueshme si dhe sektori hidroenergjetik që është me mjaft potecial për Shqipërinë.

Ambasada Gjermane në Tiranë, nëpërmjet zëdhënëses së medias, Irene Eidemüller, pas nënshkrimit të protokollit të bashkëpunimit financiar e teknik publikoi bilancin 22 vjeçar të mbëshetjes për Shqipërinë. "Që nga nënshkrimi i protokollit të parë të bisedimeve qeveritare mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, më 22 tetor 1988 Gjermania ka vënë në dispozicion të Shqipërisë më shumë se 1 miliardë euro, në formë asistence, pjesërisht në kuadër të bashkëpunimit dypalësh dhe pjesërisht përmes asistencës së BE-së. Në asnjë vend tjetër të botës Gjermania nuk ka dhënë mbështetje më të madhe për frymë sesa në Shqipëri në 20 vjetët e fundit.", thuhej në komunikatën e zëdhënëses së Ambasadës Gjermane, Irene Eidemüller.

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

  • Data 24.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NVpY
  • Data 24.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NVpY