1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbështetje demonstrative për Ukrainën

PP (dpa, Reuters)21 Mars 2014

Pas nënshkrimit të pjesës politike të marrëveshjes së asociimit me Ukrainën do të trajtohen edhe komponentët ekonomike të saj.

https://p.dw.com/p/1BThu
Fotografi: picture alliance/AP Images

BE-ja dhe kryeministri ukrainas Arseni Jatsenjuk nënshkruan sot në Bruksel pjesën politike të marrëveshjes së asociimit, e cila parashikon një bashkëpunim më të ngushtë politik mes BE-së dhe Ukrainës. Kjo u njoftua nga Këshilli i Ministrave të BE-së.

Mbështetje demonstrative

Nërkohë që Bashkimi Evropian i ashpërsoi sanksionet kundër Rusisë, ai po i mbështet me nënshkrimin demonstrativisht krerët e qeverisë kalimtare në Kiev në konfliktin me udhëheqjen ruse të presidentit Vladimir Putin. "Evropa ka detyrim afatgjatë në Ukrainë," tha presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso. "Ne do ta ndihmojë Ukrainën për t'u reformuar dhe për të forcuar pavarësinë dhe sovranitetin e saj."

Komponentët ekonomikë

Nënshkrimi i pjesës politike marrëveshjes së asociimit me Ukrainën konsiderohej si i sigurt që para fillimit të samitit. Komponentët ekonomikë të kësaj marrëveshjeje, si lehtësimet doganore reciproke do të trajtohen më vonë. Fjala është për marrëveshjen e cila në të vërtetë duhet të nënshkruhej në fillim të muajit nëntor por që më pas presidenti ukrainas Viktor Janukoviç e refuzoi për shkak të Rusisë. Jo-ja e tij shkaktoi demonstratat në Kiev, që më pas çuan në rënien e udhëheqjes së vjetër të Ukrainës.