1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Matja e vrimave të buxhetit - Rezultati i vlerësimit të taksave

Një studim aktual i OECD-së e nxjerr Gjermaninë një prej vendeve me tatimet më të larta për njerëzit me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Fotografi ilustrative për taksat.

Nuk është çudi që tema e uljes së taksave këtë vit zgjedhor 2009, është një temë e diskutuar shumë.

Nuk është pra çudi që tema e uljes së taksave këtë vit zgjedhor 2009, është një temë aq e diskutuar. Por, a është në gjendje shteti të heqë dorë nga të ardhurat shtesë në këtë krizë ekonomike? Jo, thotë ministri gjerman i financave, i cili prezantoi të enjten rezultatin e prognozës për të ardhurat prej tatimeve.

Dekarujes, e quan Peer Steinbrück rezultatin e prognozës aktuale të tatimeve. Në katër vitet e ardhshme federata, landet dhe komunat duhet t'ia dalin mbanë t`i kryejnë veprimtaritë me 316 miliardë euro më pak, nga sa ç'ishte parashikuar në muajin nëntor. "Për federatën do të thotë, që në këto katër vite të arrijnë në minus 152 miliardë euro. Pjesa më e madhe e minusit është pasojë e zhvillimit koniunkturor. Grupi i ekspertëve ka vlerësuar, se zhvillimi ekonomik këtë vit do të ulet me gjashtë përqind, plus 0,5 përqind e zhvillimit të vitit të fundit, pra të shifrave, që i kemi patur parasysh në parashikimet vjetore."

Skema e prodhimit bruto në vend, Gjermani 2009

Skema e prodhimit bruto në vend, Gjermani 2009

Ekspertë nga administrata, shkenca dhe banka federale u mblodhën në vendin idilik Bad Kreuznach, dhe diskutuan për tre ditë rresht në "një rreth pune për prognozën tatimore" dhe nxorën nga një mal me të dhëna statistikore, prognozën për të ardhurat e ardhshme të shtetit. Ministri gjerman i financave vlerëson, se do të merren më shumë borxhe nga ç' ishte planifikuar. "Duhet llogaritur, që marrja e kredive neto këtë vit, do të jetë pak a shumë mbi 50 miliardë euro. Vitin e ardhshëm marrja e kredive neto, do arrijë në deri 90 miliardë euro."

Dhe kjo prognozë është bërë me rezerva. Po të llogaritësh këtu shpenzimet për fondin e shpëtimit të bankave SoFFin, marrja e kredive neto, do të ngrihet që këtë vit në 80 miliardë euro, në varësi të nevojës së bankave për kapital. Deri në fund të muajit në ministri do të bëhen llogaritë, pastaj Steinbrück do t´i prezantojë kabinetit buxhetin shtesë, i cili duhet aprovuar më pas në rrugë parlamentare. Pastaj do të hartohet buxheti federal për 2010-ën. Liri veprimi, thotë Steinbrück, nuk ka, thirrjet për uljen e taksave dhe lehtësime të tjera taksore, janë iluzore. "Dikush që mendon, se me këto shifra që kemi sot përpara, mund t'u hedhë hi syve njerëzve sipas motos, nëqoftëse vijmë ne në qeveri, atëherë do të jemi në gjendje të bëjmë ulje të mëdha taksah, duke folur kështu për shuma të mëdha miliardëshe, që gjoja do t'i kemi në dispozicion në periudhën e ardhshme legjislative... – Kjo është absolutisht iluzore."

Ministri gjermani financave, Peer Steinbrueck.

Ministri gjermani financave, Peer Steinbrueck.

Të këtij mendimi janë edhe Të gjelbrit, ndërsa në partinë liberale FDP, dhe nga disa pjesë të Unionit kristiandemokrat - kristiansocial kjo shihet ndryshe. Shefi i CSU-së Horst Seehofer porosit, që të mos krijohet "bllokim i situatës". Megjithë rënien koniunkturore, uljet e taksave dhe të tatimeve duhen, për të stimuluar përsëri rritjen. Shoqata e taksapaguesve akuzon politikanët se qahen shumë. Shteti do të shënojë në vitin 2009, prurjet më të mëdha për të tretën herë në historinë e Republikës Federale gjermane.

Karl Heinz Daeke, President i Shoqatës së taksapaguesve.

Karl Heinz Daeke, President i Shoqatës së taksapaguesve, thotë se politikanët qahen shumë. Shifrat nuk janë shumë negative.

Presidenti i shoqatës Karl Heinz Däke tha: "Në këtë periudhë legjislative, është bërë gabimi që duke besuar se konsolidimi i buxhetit është i mundur me rritjen e taksave dhe të ardhurave të vazhdueshme prej tatimeve, ato janë rritur në një kohë që paralelisht janë shtuar shpenzimet. Do të kishte qenë me më mend, që në vitet e fundit në periudhën e koniunkturës së mirë të krijohej një rezervë finanziare, për të mbajtur shpenzimet e buxheteve publike në nivelin e 2005-ës." Däke, thotë se ka përshtypjen, se ministri federal i financave me shifrat e tij alarmante po përgatit rritjen e tatimeve. Por Steinbrück e hedh poshtë këtë. Në vend të kësaj pas zgjedhjeve parlamentare duhet folur për uljen e mëtejshme të subvencioneve.

Autor: Sabine Kinkartz / Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 15.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hqt9
  • Data 15.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hqt9