1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Matja e forcave ushtarake në Azinë Lindore

5 Shtator 2017

Gadishulli korean nuk po gjen qetësi. Nga njëra anë Koreja e Veriut dhe Kina, nga ana tjetër Koreja e Jugut dhe SHBA. Çfarë dimë ne mbi forcën ushtarake të palëve në konflikt?

https://p.dw.com/p/2jO6A
Nordkorea Raketenstart
Fotografi: Reuters/KCNA

Gjendja në gadishullin korean është e tensiounuar si kurrë më parë. Qeveria e re e SHBA-së nën presidentin Trump e ka dhënë fund politikës së "durimit strategjik",që ndiqet nën Obaman ndaj Koresë së Veriut. Në këtë linjë ministri i Jashtëm i SHBA-së Tillerson gjatë një vizite në Korenë e Jugut theksoi, se opcioni ushtarak ende ndodhet në tryezë. Në maj SHBA vendosi sanksione të reja.


Kina, që konsiderohet si aleatja e vetme e Koresë së Veriut, insistom për një zgjidhje diplomatike të konfliktit, por njëkohësisht e ka rritur presionin ndaj Phenianit. Në këtë frymë janë ndërprerë importet e qymyrit nga Koreja e Veriut, që përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për vendin e izoluar. Komentatorët e gazetës nacionaliste kineze "Global Times" e akuzojnë Korenë e Veriut, se po e destabilizon gadishullin dhe i bëjnë thirrje këtij vendi, që ta ndërpresë programin atomik.
Të gjitha këto duket se nuk i bëjnë përshtypje Koresë së Veriut. Diktatura teston qysh nga janari 2017 për të pestën herë raketa duke shkelur në këtë mënyrë rezolutat e OKB-së. Në territorin e provave atomike Punggye Ri ekspertët vërejnë aktivitete të intensifikuara. Në njoftimet e mediave shtetërore Koreja e Veriut deklaron, se është e gatshme në çdo kohë për një "luftë totale".

Lufta e ngrirë

Në gadishullin korean që me armëpushimin e vitit 1953 lufta ka ngrirë, por asnjëherë s'ka marrë fund dhe përballë njëra-tjetrës ndodhen dy ushtritë më të mëdha të botës. Koreja e Jugut sipas indeksit të Qendrës Ndërkombëtare të Konversionit (BICC) në Bon bën pjesë ndër kombet më të fuqishme ushtarake të botës. Në mbarë botën ajo zë vendin e gjashtë në indeksin e aktualizuar në vitin 2016. Meqënëse për Korenë e Veriut mungojnë informacionet e rëndësishme, ajo nuk përfshihet në këtë indeks, por mendohet, se edhe atje "ka një masë të lartë militarizimi", thotë Marius Bales nga BICC. "Kjo është afër mendsh duke pasur parasysh që nga 24 milionë banorë, 1.2 milionë shërbejnë në ushtri."
Pas dy Koreve të armatosura mirë qëndrojnë dy partnerë aleatë, që janë njëkohësisht rivalë. Në anën e Koresë së Veriut Kina dhe në anën e Koresë së Jugut SHBA-ja.  Raportet mes Koresë së Jugut dhe SHBA-së u përcaktuan më 1953 përmes një aleance ushtarake. Më 1961 Koreja e Veriut nënshkroi me Kinën dhe Rusinë një marrëveshje miqësie, që përfshinte ndihmmën reciproke ushtarake dhe ekonomike. Rusia e anulloi paktin ushtarak të mbështetjes, ndërsa me Kinën ai ende ështënë fuqi. Japonia, që po ashtu ndihet ekërcënuar nga Koreja e Veriut, merr një rol të veçantë, sepse ndonëse është e lidhur ngushtë me SHBA-në, ka një raport me ngarkesë prej së kaluarës koloniale dhe Luftës ëë Dytë Botërore me Korenë e Jugut.

Potenciali ushtarak

Një mundësi, për t'i përshkruar raportet e forcave në rajon, është paraqitja në shifra e focës përkatëse ushtarake. Megjithatë një analizë e tillë has në një sërë vështirësishë.

Së pari shifratduhet të merren me një farë rezerve. Publikimi vjetor i "Military Balance" Think Tank britanik i Institutit Ndërkombëtar për Studime strategjike (IISS) ka në një farë mënyre një monopol.Ka edhe të tjera burime si Instituti Ndërkombëtar i Studimeve të Paqes në Suedi (SIPRI), por vetëm në "Military Balance" të IISS-it dokumentohet gjerësisht sektori ushtarak. Shifrat bazohen pjesërisht në të dhënat zyrtare të shteteve, që ia transmetojnë ato regjiistrit të armëve të OKB-së apo OSBE-së. Edhe nga raportet për armatimet mund të përftohen shifrat. Por sidoqoftë IISS nuk jep as burimin, dhe as nuk përkufizohet një metodë e unifikuar. Se si dalin shifrat për Korenë e Veriut, që nuk jep zyrtarisht të dhëna, këtë askushnuk e ka të qartë. Por nuk ka alternativë, sikurse pranon Bales nga BICC: "Military Balance" është burimi më i mirë, por edhe i vetmi në këtë fushë."

Infografik Militärisches Kräfteverhältnis in Ostasien ENG

Së dyti: shifrat përfaqësojnë vetëm sasinë, por jo cilësinë, Ato nuk thonë aasgjë për cilësinë e armëve", thotë Bales. Po ashtu sot nuk qendron më përfytyrimi si në shekullin e 19 dhe 20 që tanket ndodehn përballë tankeve dhe ushtarët përballë ushtarëve. Dhe pajisjet kanë standarde të ndryshme prodhimi. Lufta moderne dhe sistemet moderne të armëve nuk e lejojnë më një imazh të tillë. "Tanket qendrojnë përballë tankeve,, por edhe përballë droneve, helikopterrëve, apo avionëve e kështu me radhë."

Shifrat nuk tregojnë as, se sa resurse janë përdorur për funksionimin e secilës katogeri arme. Koreja e Veriut p.sh. vuan vazhdimisht nga mungesa e karburanteve, gjë që i prek avionet e stërvitjes. "Në rastin e Koresë së Veriut", thotë Bales, "madhësia e ushtrisë është në kontrast me cilësinë e saj. Veçanërisht aviacioni ushtarak është i vjetëruar. Avionët më modernë i përkasin prodhimeve të viteve 80. Në dallim prej saj Koreja e Jugut falë furnizimeve amerikane dhe gjermane posedon sisteme moderne armësh.

Superfuqia SHBA

Ajo që tregojnë shifrat ka tëbëjë me pikërëndesën që ka secila ushtri e këtyre vendeve. Ndërsa në shtetin ishull Japoni marina dhe aviacioni janë në fokus, në dy Koretë është ushtria. Numri relativisht i lartë i tankeve dhe artilerisë së rëndë në Korenë e Veriut dhe të Jugut dëshmojnë, se ushtritë e tyre janë të ëprgatitura për beteja në fushë dhe mbrojtjen e kufijve. Numri i madh i nëndetësve koreano-veriore ka të bëjë me potencialin e lartë frikëngjallës të tyre. E kjo është ajo që dëshmojnë edhe shifrat, pra vendosmëria e të gjitha vendeve, për t'u mbrojtur ushtarakisht.

E gjitha kjo humbet rëndësinë, nëse në një konflikt të mundshëm do të ndërhynte makineria gjigande ushtarake e SHBA-së. Një vështrim në trupat strategjike të raketave, që janë përgjegjëse ndër të tjera për raketat me rreze të gjatë veprimi, duke përfshirë edhe armatimin nuklear, e bën të qartë këtë. Kina dhe SHBA posedojnë të tilla njësi, në dallim nga Koreja e Jugut dhe Japponia. Koreja e Veriut përpiqet në të drejtim, por ajo ka probleme të mëdha me zhvillimin e raketave të sigurta me rreze të gjatë veprimi. Avantazhi i armatimit dhe teknologjisë së SHBA-së është i madh, aq sa Koreja e Veriut nuk do të kishte shans.
"Pavarësisht të gjithë superioritetit teknik nuk duhet të harrojmë cënueshmërinë reciproke të Koresë së veriut dhe të Jugut", thotë eksperti i BICC Bale. Rreth 70% e trupave tokësore koreano-veriore janë të dislokuara në kufirin me Korenë e Jugut. Seuli ndodhet vetëm 50km larg kufirit. "Edhe me një teknikë të vjetër me një numër të madh tankesh, artilerie dhe transportuesve të ekipazheve mund të kryhet një sulm me pasoja të rënda ndaj Koresë së Jugut."