1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Masakra nё njё stacion treni nё Kinё - 30 tё vdekur dhe 140 tё plagosur

Pas masakrёs nё njё stacion treni nё Kunming vazhdojnё hetime intensive pёr gjetjen e autorёve. Sulmi ndodh nё moment delikat, pak para kongresit popullor - Me ashpёrsi nuk mund tё ecet pёrpara, komenton Mathias von Hein

Motivi dhe prejardhja e autorёve tё sulmit ёshtё ende e paqartё, askush nuk e ka marrё mbi vete pёrgjegjёsinё pёr sulmin. Autoritetet megjithatё bёjnё pёrgjegjёs separatistёt nga rajoni i trazirave Xinjiang. Disa shenja nё vendngjarje flasin pёr kёtё, thuhet mё tej nё lajmin e agjencisё shtetёrore kineze Xinhua. Xinjiang nё veriperёndim tё Kinёs ёshtё atdheu i pakicёs myslimane tё ujgurёve. Kёta e ndiejnё veten tё nёnvleftёsuar nё aspektin kulturor, social dhe ekonomik si dhe tё pёrjashtuar nga shoqёria pёrmes politikёs sё zgjerimit sistematikisht tё vendbanimeve pёr kinezёt han.

Komenti: Me ashpёrsi nuk mund tё ecet pёrpara

Kunming deri tani vlerёsohej me epitetin "qyteti i pranverёs sё pёrjetshme". Por qё nga e shtuna nё mbrёmje (01.03.2014) kryeqyteti i provincёs juglindore kineze Yunnan identifikohet me sulmin mё tё pёrgjakshёm terrorist nё historinё e re kineze. Me thika e sopata atentatorёt shkaktuan njё masakёr nё stacionin e trenit nё Kunming, si pasojё mbi 30 vetё gjetёn vdekjen dhe 140 u plagosёn. Sipas agjencisё kineze tё lajmeve Xinhua ёshtё e qartё, se pas masakrёs qёndrojnё terroritёt nga provinca rreth 2000 kilometra larg, Xinjiang, e banuar kryesisht nga myslimanё.

Me tё drejtё sulmi terrorist u dёnua prej Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё OKB-sё Ban Ki-Moon. Asgjё s'mund ta justifikojё njё akt tё tillё tё agresionit tё verbёr kundrejt pasagjerёve tё pafajshёm.

Ky akt terrorist u krye nё njё moment delikat politik: Vetёm pak ditё para se gati 3000 tё deleguarit e Kongresit Kombёtar Popullor tё mblidhen nё takimin vjetor. Nё kёtё kohё autoritetet e rendit janё jashtёzakonisht vigjilente. Asgjё s'duhet ta cёnojё harmoninё dhe unitetin kombёtar tё inskenuar si zakonisht nё mёnyrё rigoroze.

Ilham Tohti Professor Uigur China Archiv 2010

Profesor Ilham Tohti

Do tё ishte mirё, nёse udhёheqja kineze dhe delegatёt e pёrzgjedhur tё Kongresit Kombёtar Popullor tё mendonin, nёse ashpёrsia mund tё jetё pёrgjigja e vetme ndaj pakёnaqёsisё sё pakicave kombёtare: mylimanёt ujgurё nё Xinjiang, tibetianёt apo mongolёt. Nuk pritet qё kongresi ta bёjё kёtё. Javёn e kaluar shkencёtari i burgosur ujgur Ilham Tohti u akuzua pёr nxitje tё separatizmit. Nё Kinё pёr njё akuzё tё tillё dёnimi i parashikuar ёshtё kapital. Ndёrkohё qё Tohti ёshtё zёri i moderuar, i cili angazhohet pёr vendosje ekuilibri mes kinezёve dhe ujgurёve. Kush burgos figura tё tilla i hedh njerёzit nё krahёt e ekstremistёve.

Vitin e kaluar lindёn shpresa pёr njё qёndrim tё moderuar ndaj pakicave kombёtare nё Kinё. Shefja e njё grupi me influencё Think-Tank tё Pekinit u shpreh nё njё intervistё pёr njё revistё honkongase lidhur me ҫёshtje fetare dhe etnike. Konkluzioni i saj ishte: Politika e zhvillimit ekonomik nuk funksionon duke vazhduar represionin politik, ndaj kjo duhet tё ndryshojё. Kjo vlen edhe pёr Xinjiang dhe ujgurёt.