1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Masakra në Lojërat Olimpike të Mynihut 1972

Gjatë Lojërave Olimpike të vitit 1972 në Mynih terroristët palestinezë morën peng njëmbëdhjetë sportistë të ekipit izraelit.

Gjermani - Lojërat Olimpike të vitit 1972. Por ethet olimpike dhe atmosfera e gëzuar morën fund papritmas. Më 5 Shtator 1972 terroristë arabë të armatosur rëndë depërtuan në kabinat e ekipit olimpik izraelit. Grupi terrorist palestinez mori peng njëmbëdhjetë atletë të ekipit izraelit.

Gazetari Dagobert Lindlau kujton: "Ne kishim xhiruar gjithë natën dhe po mblidhnim pajisjet kur dëgjova një të shtënë. Fillimisht mendova se ishte ndonjë prej qitësve që kishte qëlluar ndonjë fishek me vaj për pastrimin e pushkës dhe ishte shtrirë për të fjetur. Pastaj u detyruam të kthehemi, ndërkohë këtu po bëhej hataja."

Dy prej 11 pengjeve u vranë në momentin e marrjes peng. Grupi terrorist quhet "Shtatori i zi" dhe kërkon lirimin e mbi 200 të burgosurve në burgjet izraelite, një kërkesë që qeveria izraelite nuk mund dhe nuk do ta plotësojë. Ish-ministri i Jashtëm Hans Dietrich Genscher u përpoq të ndërmjetësonte, duke u ofruar edhe vetë si peng, por pa sukses.

Pas kësaj pasoi një luftë nervash, ultimatume, refuzime, ultimatume. Në orën 17:00 mori fund edhe ultimatumi i fundit. Në prapaskenë zhvillohen diskutime të ashpra se kur e mban përgjegjësinë dhe cila instancë duhet të japë urdhëra qeveria federale apo landi i Bavarisë. Askush nuk qe i përgatitur për një sulm të tillë. Në fund qeveria gjermane tregohet gjoja e gatëshme të plotësojë kërkesën e terroristëve dhe t'i lejojë të shkojnë me avion bashkë me pengjet në Egjipt. Në orën 22:20 pengmarrësit së bashku me pengjet ngjiten në helikopterin që do t'i çonte në aeroportin ushtarak Fürstenfeldbruck.

Shtypi për masakrën në Lojërat Olimpike 1972

Shtypi për masakrën në Lojërat Olimpike 1972

Operacioni për shpëtimin e pengjeve përfundoi në një fiasko. Më 6 shtator në orën tre të mëngjesit ministri i Brendshëm i Bavarisë Bruno Merk doli para shtypit dhe tha: "... ne nuk mundëm t'i qëllonim menjëherë të gjithë arabët dhe ata që ishin në gjendje të përdornin armët, hapën zjarr dhe qëlluan me breshëri duke vrarë të gjithë pengjet dhe një polic të Munihut."

Gjermania u përfshi në zi. Pas orë pas sulmit terrorist në stadiumin olimpik u mblodhën për një ceremoni të përmortshme 80.000 vetë. Gjithësesi përpara kësaj ceremonie qe marrë vendimi që lojërat të mos ndërpriteshin.

"The games must go on!" - deklaroi presidenti i Komitetit Olimpik Avery Brundage. Por ky vendim nuk u pranua nga të gjithë. Një pjesë e sportistëve u larguan dhe nuk morën pjesë në gara.

Në qershor 2012 u hapën dosjet e Zyrës Federale për Mbrojtjen Kushtetuese. Ato tregojnë se terroristët palestinezë ishin mbështetur dhe ndihmuar për aktin e tyre terrorist nga persona të skenës neonaziste gjermane.