1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Masakër e re në Siri? - Opozita kërkon ndërhyrjen ushtarake të OKB-së

S'kanë kaluar as 14 ditë qëkurse bota mësoi për një masakër në Siri. Tani ka njoftime për një masakë rtë dytë. Kundërshtarët e regjimit kërkojnë dënimin e saj si dhe ndërhyrjen ushtarake të OKB-së.

default

Pamje nga qyteti verior i Sirisë Ariha. Një tank i shkatërruar pas konfrontimeve mes kryengritësve dhe trupave qeveritare të hënën më 04.06.2012

Pas informacioneve për një masakër tjetër ndaj civilëve në Siri (natën e së enjtes 07.06.2012) këshilli kombëtar i opozitës siriane kërkoi përforcimin e aksioneve ushtarake kundër trupave të presidentit Bashar al-Assad. Këshilli i opozitës, i cili deri tani ka qenë i rezervuar me kërkesat për aksione direkte luftarake, tashmë u bëri thirrje luftëtarëve të Ushtrisë së Siria e Lirë, që ta intensifikojnë luftën dhe të mbrojnë popullsinë civile në provincat Hama, Latakia dhe Homs.

Grupet siriane të rezistencës kërkuan, që vëzhguesit e OKB-së të shkojnë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe të ndërhynë ushtarakisht.

Më parë opozitarë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut bënë fjalë për një masakër të re. Sipas tyre, në fshatin Masrat-al-Kabir ushtarët dhe milicët Shabiha në aleancë me ushtrinë kanë vrarë të paktën 78 vetë, ndër ta edhe fëmijë. Njësitë e qeverisë fillimisht kanë sulmuar fshatin me granata, më pas milicët vërshuan nëpër rrugë duke plaçkitur. Disa viktima janë vrarë me thikë dhe të paktën dymbëdhjetë kufoma janë djegur. Fshati ndodhet në provincën Hama, ku para dy javësh u krye një masakër me të paktën 100 të vdekur.

Syrien Massaker Hula nachgestellt von Studenten

Masakra në Hula, studentët e Universitetit Aleppo përkujtojnë viktimat gjatë një proteste kundër qeverisë më 4 qershor 2012

Qeveria e Sirisë: "Kriminelë dhe terroristë"

Televizioni shtetëror i Sirisë reagoi menjëherë duke njoftuar, se "kriminelët" janë përgjegjës për vrasjen e civilëve në provincën. Krimi me vetëdije është kryer në prag të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe takimeve të tjera ndërkombëtare, me qëllim që të ushtrohet presion ndaj Sirisë.

Në mënyrë të ngjashme ishte formuluar edhe lajmi i agjencisë zyrtare të lajmeve SANA. Kjo agjenci njofton për konfrontim mes forcavetë rendit dhe të ashtuquajturve terroristë në rajon. Gjatë luftimeve - sipas agjencisë zyrtare qeveritare të lajmeve - të gjithë anëtarët e grupit terrorist janë vrarë. Kësisoj tërhiqet vëmendja për luftime me opozitën, sepse me "terroristë" qeveria siriane nënkupton kundërshtarët e vet.

Kofi Annan i ngarkuari ndërkombëtar për zgjidhjen e konfliktit në Siri

Kofi Annan i ngarkuari ndërkombëtar për zgjidhjen e konfliktit në Siri

Plani i ri i Annan-it

Në sfondin e dështimit të iniciativës së tij për paqen i dërguari ndërkombëtar për Sirinë Kofi Annan, sipas diplomatëve, do të krijojë një grup kontakti për zgjidhjen e konfliktit që po vazhdon qysh prej 15 muajsh. Grupi i kontaktit duhet të përbëhet nga fuqitë botërore dhe aktorët rajonalë si Irani. Annan këtë të enjte (07.06.2012) në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të raportojë për gjendjen në Siri.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, shprehu shqetësimin e tij lidhur me njoftimet nga Siria. Këto zhvillime tregojnë, se është urgjentisht i nevojshëm veprimi i bashkësisë ndërkombëtare, tha ai në kuadër të vizitës në Turqi. Westerwelle paralajmëroi nga rreziku i shtrirjes së konfliktit në Liban. Ai u shpreh, se është i hapur ndaj propozimeve të reja të Annan-it.

  • Data 07.06.2012
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Fjalët kyç Siria, OKB, Annan
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15A1B
  • Data 07.06.2012
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Fjalët kyç Siria, OKB, Annan
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15A1B