1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Masa kursimesh prej 6.9 miliardë eurosh deri në fund të vitit 2012

Këshilli i Ministrave të Greqisë aprovoi të dielën (02.10.2011) në mbrëmje projektbuxhetin e vitit 2012 për të cilin kishte rënë dakord pas kontaktesh intensive edhe troika e rikthyer në Athinë.

default

Salla plenare e Parlamentit në Athinë

Projektbuxheti, që të hënën (03.10.2011) do t'i paraqitet parlamentit për aprovim, parashikon masa prej 6.9 miliardë eurosh për vitet 2011 dhe 2012 përmes reduktimit të pagave dhe pensioneve, personelit rezervë por edhe tatimit të pasurisë së patundshme. Viti 2011 do të mbyllet me një deficit 8.5% (nga 7.8% që ishte parashikuar) për shkak të recesionit më të thellë, 5.5 % dhe jo 3.8% siç parashikohej.

Griechenland Abstimmung Sparpaket NO FLASH Superteaser

Për vitin 2012 deficiti do të ulet në 6.8%

Të dhënat në fjalë përfshihen në komunikatën e së dielës të Ministrisë së Financave. Në të theksohet se ulja e defiçitit buxhetor në 6.8% ose 14.65 miliardë euro lejon prodhimin e tepricës primare prej 3.2 miliardë eurosh ose 1.5% të produktit bruto në vend, që shënon dhe “hyrjen e vendit në një fazë të re financiare”. Kurorëzohet kështu një përshtatje financiare që filloi në vitin 2009 me një deficit primar prej 24 miliardë eurosh (deficit financiar 36 miliardë euro). Me arritjen e tepricave primare, përfundon komunikata, “koracohet vendi falë sakrificave dhe përpjekjeve të popullit grek”. 

Autor: Niko Anagnosti

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora