1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Martin Schulz - nga Brukseli në Berlin

Presidenti aktual i Parlamentit Europian, gjermani Martin Schulz e dorëzon postin në janar 2017. Ai ka shanse të jetë kandidat për kancelar i socialdemokratëve. Portret i politikanit të njohur për retorikën pasionante.

Largimi është i vështirë, u shpreh në Bruksel para gazetarëve të enjten (24.11), Martin Schulz, por tani do të luftoj për Europën nga Gjermania, tha ai. Schulz do të kishte dashur të qëndronte më gjatë në Bruksel, por duhej të respektonte marrëveshjen me konservatorët në Parlamentin Europian, sipas së cilës në janar, presidenti zëvendësohej në fund të mandatit nga fraksionet e tjera parlamentare. Tani Schulz, aktiver socialdemokrat prej 30 vjetësh, fillon një karrierë të re në moshën 60-vjeçare. Schulz e ka lënë të hapur, nëse do të jetë ministër i Jashtëm, apo kandidat për kancelar në zgjedhjet e ardhshme.

"Jam i kuq!

I pyetur nga reporteri i Deutsche Welles, cila është ngjyra e preferuar, Schulz është shprehur, se "jam i kuq, kjo është jeta ime." Kemi nevojë për njerëz që kanë guxim, nëse ma lejoni, këtu qëndron njëri ulur", ka thënë ai në një talkshow në, televizionin e dytë gjerman, ZDF. Schulz e sheh veten si avokatin e njerëzve të thjeshtë, por stili i tij mjaft i vetësigurtë dhe batutat e drejtpërdrejta nuk u pëlqejnë të gjithëve. Nganjëherë ai u thërret punonjësve, "jeni të pushuar nga puna", por këto janë shaka, thotë Schulz, që pranon me vetëkritikë se nganjëherë e ekzagjeron me vetëbesimin.

Pas daljes së britanikëve ai u shpreh i shokuar. Martin Schulz është mjaft kritik me krerët e qeverive të BE-së, sipas tij, ata i kanë forcuar vetë populistët. Politikanin socialdemokrat e zemëron imazhi negativ i BE-së mes qytetarëve. Fakti që nuk ka pasur poste qeveritare në Berlin nuk e prek Martin Schulz. "Kam qenë kryetar bashkie në një qytet të vogël, por i kam kuptuar shqetësimet e njerëzve për shkollën e fëmijëve, vendin e punës apo për kujdesin ndaj prindërve", thotë ai.