1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Martin Schulz nderohet me ҫmimin e Karlit

Martin Schulz, Presidenti i Parlamentit Evropian, u nderua në Aachen me Çmimin e Karlit. Nga ceremonia u dha një sinjal për unitetin e Evropës, i cili duhet të dëgjohet edhe në Evropën Lindore.

"Një fitues i madh i ҫmimit!" Presidenti gjerman Joachim Gauck qysh në fillim të fjalës së tij nuk la asnjё dyshim se ai e mbështet plotësisht përzgjedhjen e komisionit të çmimit sivjet. Dhe kreu i shtetit gjerman nuk është i vetmi që ka kёtё mendim: duartrokitjet shpërthejnё menjёherё, sapo nё sallёn e bashkisё sё Aachenit , ashtu edhe jashtё saj, ku qindra njerёz e ndjekin ceremoninё e dorёzimit tё Çmimit Ndërkombëtar tё Karlit nё Aachen pёrmes monitorёve tё mёdhenj.
Presidenti i Parlamentit të BE-së "përfaqëson shkёlqyeshёm gjallёrimin e demokracisë europiane" dhe ai i ka dhёnё "njё impuls tё rёndёsishёm idesё sё Europës", argumenton komiteti akordimin e ҫmimit. Vetë Schulz nё fjalёn e tij e krahason Europën me një shtëpi të ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore. "Unë dua t'i hap dritare dhe dyer shtëpisë Europës, në mënyrë që njerëzit tё mund të shohin në të."

Nga librashitës president i Parlamentit Europian


Për më shumë se 20 vjet, Schulz me profesion liërashitës ёshtё aktiv në Parlamentin Europian. Rritja e tij politike dhe dominimi i tij i madh janë të ndërthurura pazgjidhshmërisht me Bashkimin Evropian. Si asnjë tjetër ai e di se si për të dhënë apel publik dhe mendimin e fortë në parlament në peshë gjithnjë politike Strasburg dhe Bruksel. Schulz lufton me pasion kundër burokracisë monstruoze tё BE-sё si dhe anijes kozmike Bruksel, qё ёshtё larguar gjithnjë e më shumë nga realiteti i jetës së shumë qytetarëve.

Schulz sot 59-vjeçar, ishte ai që gjatё zgjedhjeve e solli nё vёmendjen e qytetarёve dhe siguroi akpeceptancёn pёr Parlamentin e BE-sё pothuajse tё padёshiruar në të gjitha 28 vendet anëtare. Përgjatё njё viti votuesit gjithashtu përcaktuan se cili do tё jetё është kryetar i Komisionit të fuqishëm të BE-së. Mё parё kёtё e zgjidhnin kryetarёt e shteve dhe tё qeverive pas dyerve të mbyllura. Vetë Schulz ishte kandidati kryesor i grupit socialist pёr postin e presidentit tё komisionit, por ati iu desh tё pranojё humbjen kundrejt kandidatit tё grupit konservator Jean-Claude Juncker. Sot Schulz dhe Junker janё ulur së bashku në podiumin e nderit nё ceremoninё e dorёzimit tё Çmimit Karl në nё bashkinё e Aachenit dhe qё tё dy ata angazhohen pёr Europёn.

"Këtё as nuk mund ta kisha ёndёrruar ndonjёherё"

Schulz, i cili ёshtё rritur vetëm dhjetë kilometra larg nga Aacheni, edhe sot vazhdon tё jetojё me familjen e tij në qytetin e lindjes Würselen. "Babai im ishte polic, dhe kur unë isha fëmijë, ai ҫdo vit caktohej tё ishte nё detyrё gjatё ceremonisё sё dorёzimit tё Çmimit Karl", kujton Schulz. Nëna e tij bashkё me tё shkonin pёrpara bashkisё sё qytetit, ku qysh nga viti 1950 nderohen me kёtё ҫmim tё gjitё ata qё kanё merita tё posaҫme pёr Europёn, pёr tё pёrshёndetur nga shkallёt e ndёrtesёs fituesit e kёtij ҫmimi. "Asnjёherё as qё mund ta ёndёrroja, se njё ditё unё do ta marr këtë çmim."

Presidenti i Parlamentit Europian shfrytёzoi rastin qё nga kjo tribunё tё apelojё pёr idenё europiane tek krerёt e shteteve e ministrat e ardhur nё ceremoni nga Ukraina, Lituania, Spanja, Franca, Jirdania, Finlanda dhe Zvicra. "Uniteti europian është arritja më e madhe që nga iluminizmi!" E pёr kёtё arsye shumë vende e vlerёsojnё Europёn. Në Maidan në kryeqytetin ukrainas Kiev, njerëzit gjatё revolucionit ёrdornin edhe flamurin europian, thotë Schulz duke e hedhur vёshtrimin tek presidenti ukrainas Petro Poroshenko, i cili ndodhet në radhën e parë në tribunёn e nderit. Kriza nё Ukrainё e ka afruar edhe mё shumё Evropën. "Ne nuk kemi lejuar tё na pёrçajnё," thekson Schulz dhe korr pёrsёri duartrokitje.

"Pёr Europёn dhe popullin"

Pak më vonë, Schulz bashkë me të ftuarit e tjerë të nderit e del në tribunё nё sheshin e pazarit të Aachenit. Aty e merr fjalёn edhe Poroshenko: "Për mua, si President i Ukrainës, është një kënaqësi e madhe dhe një nder i madh që marr pjesë në këtë ceremoni në rrethin e familjes europiane pёr akordimin e kёtij ҫmimi." Sot Ukraina lufton për dinjitetin europian dhe kjo luftë mund të fitohet vetëm në unitet, Ceremonia nё sheshin para bashkisё sё Aachenit u mbyll me njё festival.