1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Martesa si e drejtë civile në SHBA

Gjithnjë e më shumë shtete e pranojnë në SHBA martesën midis homoseksualëve. Si ndihen të prekurit?

Një flamur gjigant me ngjyra laramane ylberi valëvitet mbi Castro. Ai demonstron besim në vetvete dhe tregon: edhe sot homoseksualët janë në shtëpinë e tyre. Castro është vendi në SHBA, ku homoseksualët bënë kryengritje në vitet '70 të shekullit të kaluar dhe kërkuan të drejtat e tyre. Kjo ishte ora e lindjes së lëvizjes së komunitetit LGBT.

Edhe sot, homoseksualët, lesbiket, transseksualët dhe biseksualet, të cilët politikisht korrekt thirren me shkurtimin LGBT, vazhdojnë luftën për të drejtat e tyre. Për të pasur të drejtën që të martohen. Po kjo kërkesë nuk ndihet sot më sot kaq e fortë sa 40 vjet më parë.

Cat Stevans punon si menaxhere aktivitetesh në qendrën e LGBT në San Francisco. Gruaja e re është e zhgënjyer, që sot ka kaq pak vetë nga bashkësia që angazhohet për martesat e të njëjtit seks.

"Unë mendoj se komuniteti LGBT në shumë raste të tjera angazhohet më shumë se këtu. Në përgjithësi, Castro dhe San Francisco shtruan terrenin për një ndryshim të pabesueshëm. Ka mundësi që unë nuk e interpretoj saktë historinë. Por sot këtu në qendër të vëmendjes janë projekte të tjera në vend të martesave të të njëjtit seks."

John Lewis und Stuart Gaffney Stichwort: Homoehe in San Francisco Copyright: Gero Schließ, DW, Mai 2013

John Lewis dhe Stuart Gaffney

John Lewis dhe Stuart Gaffney kanë 26 vjet që jetojnë bashkë. Avokati dhe menaxheri i shëndetit u takuan për herë të parë në një mbrëmje në Castro dhe sot jetojnë në një periferi të qetë të San Franciscos, të cilën mund ta quash edhe qyteti banimi të gjumit. Në vitin 2004 ata u martuan.

Të drejta të barabarta për homoseksualët

"Nuk do ta harroj kurrë momentin kur na martuan. Ne e ndiemë këtë ndryshim që të kalonte mes për mes nesh dhe e kuptuam në këtë moment se ishte hera e parë në jetën tonë, që qeveria na trajtoi si njerëz me të drejta të barabarta."

John Lewis dhe Stuart Gaffney janë martuar dy herë, pa u divorcuar më parë. Në këtë veçanti pasqyrohet deri sot pasiguria juridike që vazhdon deri sot.

Në vitin 2004, kryetari i Bashkisë së San Franciscos, Gavin Newsom, urdhëroi administratën e qytetit që t'u japë dëftesa martese edhe çifteve të së njëjtës gjini. Qindra mijëra cifte nga i gjithë vendi e shfrytëzuan shansin e papritur, midis tyre Johni dhe Stuarti. Pastaj Kalifornia e mbaroi këtë praktikë. Por martesat mbetën - të paktën në Kaliforni - të vlefshme.

Në qershor 2008, në bazë të vendimit të Supreme Court të Kalifornisë u bënë të mundura sërish martesat e së njëjtës gjini. Johni dhe Stuarti u martuan për herë të dytë. Në nëntor të të njëjtit vit, dera e mundësive u mbyll. Një referendum i forcave konservatore në Kaliforni, i ashtuquajturi Proposition 8, pati shumicën dhe e kufizoi sërish martesën tek burri dhe tek gruaja.