1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Marrveshja e BE, shans për realizimin e qëllimeve

Për dallim prej politikanëve, komentatorët shohin jo vetm përparësi nga Marrveshja e re e BE por edhe rreziqe për zbatimin e saj.

default

"Gjatë rrugës për në Lisbonë është bërë e qartë se çfarë BE nuk është më: një shtet i përfunduar federal. "Shtetet e Bashkuara të Evropës" - është një përfytyrim nga koha e themelimit, i cili nuk i përgjigjet më realitetit politik, ekonomik dhe kulturor të vitit 2007. Zhvillimet e 50 vjetëve të fundit megjithatë japin shpresë për realizimin e qëllimit, të cilin themeluesit as që kanë mundur ta marrin me mend në atë kohë: një union deri në kufijtë e Rusisë, në të cilin mbretëron paqa dhe liria e lëvzijes, ku tregtia e lirë ka mundësuar një jetë më të mirë për të gjithë. Etapa tjetër e ratifikimit të marrveshjes ende nuk është realizuar. Por është e qartë se do të ketë marrveshje të reja të tjera me të cilat do të dëshmohet se rruga drejt Evropës është qëllimi kryesor", konstaton komentatori i të përditshmes autoritative gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

Ndërsa për gazetën "Allgemeine Zeitung" që botohet në Majnc, marrveshja më e re e nënshkruar në Lisbonë ka përparësitë por edhe mangësitë e veta.

"Në qoftë se Marrveshja e BE ratifikohet pa rezerva prej të gjitha shteteve anëtare, unioni i përbashkët ka shansa për një punë efikase, për përballimin më të lehtë të sfidave të globalizimit dhe për artikulimin me një zë të interesave. Mirëpo një ndjenjë e posaçme "ne evropianët" ende nuk është zhvilluar. Ndoshta në këtë rrugë do të ndihmonte sikur politikanët të merrnin guximin dhe të përcaktonin qartë se secili shtet që do të bëhet anëtar i ri i BE, duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parapara ekonomike. Ajo që është edhe më e rëndësishme, të plotësojë standardet juridike dhe atë pa asnjë kusht", pohon komentatori i "Allgemeine Zeitung", nga Majnci.

  • Data 13.12.2007
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CbR0
  • Data 13.12.2007
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CbR0