1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

„Marrja me çështjen kryesore“ – Ministrja e Jashtme Clinton prezanton hapat e tjerë për Lindjen e Mesme

Ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton shfrytëzoi një aktivitet të Forumit për Lindjen e Mesme të Institutit Brookings në Uashington për të shpjeguar ndryshimet në politikën amerikane.

Ministrja e Jashtme Hillary Clinton prezanton politikën amerikane për Lindjen e Mesme

Ministrja e Jashtme Hillary Clinton prezanton politikën amerikane për Lindjen e Mesme

Që në fillim Hillary Clinton pranoi se është e irrituar që bisedimet dyvjeçare të paqes të qeverisë së Obamës kanë mbetur pa rezultat. Që prej mbarimit të afatit dhjetëmujor në fund të muajit shtator nuk ka patur më bisedime direkte midis Izraelit dhe palestinezëve, megjithëse disa javë më parë ato rifilluan në mënyrë festive në Uashington. Tani do të ketë vetëm bisedime indirekte. Gjatë tyre do të merren vendime për për çështjet vendimtare.

"Ka ardhur koha që të merremi me çështjen kryesore të konfliktit, vendosjen e kufijve, garancitë e sigurisë, ndërtimin e ngulimeve, korridorin e ujit, kthimin e refugjatëve dhe statusin e Jeruzalemit."

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidenti palestinez Mahmud Abbas patën vendosur së bashku që të arrijnë një marrëveshje kuadër, e cila do të përmbajë kompromiset në të gjitha pikat për arritjen e një marrëveshjeje paqeje. SHBA donin të ishin në bisedime më shumë se një pjesëmarrës pasiv dhe të përziheshin më shumë se deri tani, tha Clinton.

"Në bisedimet me palët në konflikt ne do të prezantojmë idetë tona dhe do të bëjmë propozimet për kompromis, nëse është e nevojshme."

Disa javë më parë bisedimet rifilluan në mënyrë festive në Uashington

Disa javë më parë bisedimet rifilluan në mënyrë festive në Uashington

Por hapat vendimtarë duhet të vijnë nga Izraeli dhe palestinezët, shpjegoi ministrja e Jashtme, sepse vetëm kështu mund të arrihen marrëveshje afatgjata. Megjithëse SHBA ka hequr dorë nga përpjekjet për ndalimin e ri të ndërtimit të ngulimeve, tha Clinton, pozicioni i qeverisë së saj në këtë çështje nuk ka ndryshuar.

"Si ne ashtu edhe qeveritë para nesh vleresojnë se vazhdimi i ndërtimit të ngulimeve nuk është legjitim. Ne mendojmë se zgjerimi i vazhdueshëm i ngulimeve nuk dëmton vetëm përpjekjet e paqes dhe zgjedhjen me dy shtete, por edhe të ardhmen e Izraelit."

Për palestinezët Clinton bëri një premtim: "Ndërkohë që ne diskutojmë çështjet themelore me dy palët duke patur si synim rifillimin e bisedimeve direkte, ne do të vazhdojmë ndihmat për krijimin e një shteti palestinez."

Sepse zgjidhja me dy shtete është objektivi kryesor. Përpjekjet e palestinezëve që të njihen nga shtetet e veçanta, nuk ndihmojnë procesin e paqes dhe dëmtojnë besimin. Clinton deklaroi se qeveria e saj do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi Hamasin radikal islamik, i cili kontrollon Rripin e Gazës. Ajo dëshiron që shtetet arabe të angazhohen më shumë sepse konflikti në Lindjen e Mesme destabilizon të gjithë rajonin.

Autor: Christina Bergmann/ Aida Cama

Redaktoi: Lindita Arapi

DW.COM

  • Data 11.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QVsp
  • Data 11.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QVsp