1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Marrёveshja pёr klimёn nё Ruandё njё hap i rёndёsishёm

Bashkёsia ndёrkombёtare nё konferencёn pёr klimёn ra dakord pёr marrёveshjen pёr ndalimin e gazrave qё shkaktojnё efektin serё. Kompromisi u cilёsua si suksesi mё i madh qё pas samitit tё klimёs nё Paris mё 2015.

Marrёveshja synon qё gradualisht tё shmanget hidrofluorkarboni, FKW, qё pёrdoret nё frigoriferё dhe nё impiantet e klimatizimit. "Kur ta arrijmё kёtё marrёveshje, kjo konferencё globale do tё jetё njё ndёr mё tё rёndёsishmet sivjet. Ajo do ta pakёsojё me gjysmё gradё ngrohjen e Tokёs. Nuk duket shumё, por ky ёshtё njё sukses i madh."

Shpresa e Erik Solheim, shefi i ri i programit pёr mjedisin tё OKB-sё UNEP, ёshtё pёrmbushur tashmё. Mё shumё se 150 shtete ranё dakord nё Kigali tё Ruandёs pёr njё marrёveshje tё re nё luftёn kundёrt ngrohjes globale. "Hidrofluorkarbonet janё gazra jashtёzakonisht tё forta qё shkaktojnё efektin serё, ato janё mijёra herё mё tё fuqishme se sa dioksidi i karbonit. Nёse ato kontrollohen, atёherё kjo kontriubuon, qё ngrohja e Tokёs deri nё fund tё kёtij shekulli tё pakёsohet me njё gjysmё gradё. Ky ёshtё njё hap i madh, pёr tё realizuar marrёveshjet e konferencёs sё klimёs nё Paris, dhjetorin e kaluar", deklaroi njё i deleguar nё Kigali. Pёrdorimi i hidrofluorkarbonit nё frigoriferё dhe nё impiantete e klimatizmit nisi nё vitet nёntёdhjetё, duke zёvendёsuar kloritet FCKW, tё dёmshme pёr ozonin. Paul Kagame, presidenti i Ruandёs: "Para njё gjenerate veprimet e njeriut shkaktuan vrimёn nё shtresёn e ozonit. Sot kjo ҁarje falё protokollit tё Montrealit ka nisur tё mbyllet." Nё 30 vitet e kaluara janё ndaluar mbi 500 FCKW, por zёvendёsuesi i saj ёshtё njё ngarkesё masive pёr klimёn gjithsesi tё rrezikuar.