1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Marrëveshjet e Romës - Në kërkim të Evropës

Falë marrëveshjeve të Romës u krijuan Bashkësia Ekonomike Evropiane dhe Bashkësia Atomike Evropiane EURATOM. Ndërkohë ekzistojnë një flamur, monedhë dhe himn i përbashkët evropian.

default

Në 50-vjetorin e marrëveshjeve të Romës

Përpara 50 vjetësh u nënshkruan marrëveshjet e Romës, të cilat hynë në fuqi më 1 janar të vitit 1958. Marrëveshjet e Romës u nënshkruan në datën 25 mars 1957 nga Belgjika, Gjermania, Franca, Italia, Luksemburgu dhe Hollanda në Romë. Së bashku me marrëveshjen e për Bashkësinë Ekonomike Evropiane dhe atë për Bashkësinë Evropiane Atomike EURATOM, marrëveshjet e Romës konsiderohen si shtyllat më të rëndësishme të komuniteteve të tjera evropiane që u krijuan më pas. Këto marrëveshje hynë në fuqi më datën 1 janar 1958, pra përpara 50 vitesh. Përmbajtja e tyre u përpilua më parë gjatë disa konferencave që u zhvilluan në Bilderberg.


Së bashku me Bashkësinë Evropiane për Qymyrin dhe Çelikun u krijua më vonë edhe Komuniteti Evropian, që sot quhet Bashimi Evropian.

BdT Deutschland Gedenkmünze 50 Jahre Römische Verträge Briefmarke

Monedha dhe pulla të posaçme me rastin e 50-vjetorit të marrëveshjeve të Romës


Përsa i përket marrëveshjes EWG qëllimet kryesore të marrëveshjeve të Romës ishin sigurimi i përparimit social dhe ekonomik, heqja e tarifave evropiane, heqja e doganave, përmirësimi i kushteve të jetesës dhe punësimit, përmirësimi i tregtisë evropiane, politika e përbashkët për tregtinë dhe trafikun, ruajtja e paqes dhe lirisë, më shumë stabilitet dhe marrëdhënie më të ngushta mes shteteve antare.


Ndërsa synimet kryesore të marrëveshjes EURATOM ishin që energjia bërthamore të bëhej më e sigurt dhe më efikase, dhënia më tej e teknikës dhe knoë-hoë-it, përdorimi paqësor i energjisë bërthamore, zhvillimi dhe hulumtimi i përbashkët, akses në mjetet më të zhvilluara teknike dhe normat e sigurisë për një treg të përbashkët për lëndët e përdorura.




  • Data 01.01.2008
  • Autor Sonila Sand
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CilR
  • Data 01.01.2008
  • Autor Sonila Sand
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CilR