1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Marrëveshje për elementet e rezolutës së KS

Në Berlin pesë fuqitë me të drejtë vetoje dhe Gjermania zhvilluan bisedime lidhur me programin atomik iranian. Sipas ministrit të jashtëm gjerman Steinmeier është rënë dakord për elemente të një rezolute të KS të OKB-së.

Ministrat e jashtëm të pesë fuqive

Ministrat e jashtëm të pesë fuqive në Berlin

Të pesë anëtarët e përhershëm të KS duan të ndërmarrin me ndihmën e BE-së dhe të Gjermanisë një hap të ri në lidhje me grindjen për programin atomik iranian. Për këtë ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, kishte ftuar në Berlin homologët e tij nga SHBA, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca si dhe të ngarkuarin e BE-së Javier Solana.

Frank-Walter Steinmeier informoi pastaj i vetëm për rezultatin e bisedimeve. Sipas tij do të ketë një rezolutë të përbashkët të KS të OKB-së. Një rezolutë, që do të përkrahet edhe nga Kina dhe Rusia nga ato vende, të cilat deri kanë janë shprehur kundër sanksioneve të ashpra në konfliktin atomik me Iranin.

Armatimi nuklear i Iranit do të kishte "pasoja dramatike për rajonin në Lindjen e Afërt dhe të Mesme". Në këtë vlerësim jemi të gjithë të një mendjeje, tha Steinmeier: "Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe do t´i prezantojnë KS një projektrezolutë, për të cilën do të diskutohet javët e ardhshme në kuadër të procedurave të zakonshme me anëtarët e KS."

Për përmbajtjen e projekrezolutës Steinemier nuk dha hollësi. Që bisedimet për Iranin nuk ishin të lehta, këtë e ministri i jashtëm gjerman e përmendi indirekt. "Unë jam i gëzuar dhe mirënjohës, dhe u them shumë falemnderit të gjithë kolegëve, që ne jemi marrë vesh sot pas një diskutimi intensiv jo krejt të thjeshtë për elementet e rezolutës së KS."

Steinmeier i bëri apel Iranit në emër të të gjithëve, që të plotësojë kërkesën, për të bërë publik programin e tij atomik. Askush nuk është për konfrontim, por i interesuar për një zgjidhje paqësore: "Dhe unë them edhe se Teherani e ka në dorë, që të kërkojë rrugën e kooperimit dhe të ekuilibrit."

Iran përbetohet, se programi i tij atomik shërben vetëm për përftimin e energjisë. Një pohim që vihet në dyshim si nga SHBA-të ashtu edhe nga BE, sepse për këtë Irani nuk do të kishte nevojë të pasuronte vetë uranium.

  • Data 23.01.2008
  • Autor Marsel Fürstenau
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cwg6
  • Data 23.01.2008
  • Autor Marsel Fürstenau
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cwg6