1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen dhe monitorimin e lumenjve

Shqipëria dhe Greqia për herë të parë arrijnë një marëveshje dypalëshe për mbrojtjen dhe monitorimin e lumenjve që lagin të dy vendet. Marrëveshja synon të mbrojë pasuritë ujore, florën dhe faunën në këto rajone.

Shqipëria në jug

Shqipëria në jug

Lumenjtë që përshkojnë të dy vendet Shqipëri dhe Greqi, pas një marrëveshjeje dypalëshe mes ministrive respektive të mjedisit dhe ambjentit, do të jenë më të mbrojtura dhe të monitoruara nga ndotjet dhe
shfrytëzimi pa kriter. Monitorimi i marëveshjes tyre do të ndikojë edhe në mbrotjen e florës e faunës në
rajonet respective. Një marrëveshje dypalëshe midis përfaqësuesve shqiptarë e grekë ka bërë të mundur
hartimin për herë të parë edhe të një projektstatuti të komisionit dypalësh për problemet ujore.

Kjo marrëveshje synon që gjatë vitit të ardhshëm të realizohet edhe projekti i parë i monitorimit konkret të lumenjve, përmes ngritjes së strukturave përkatëse dhe masave konkrete. Me propozim të dy prefekturave të jugut të Shqipërisë dhe greqisë së veriut u arrit gjithashtu që ministritë respective të ambjentit të Shqipërisë dhe Greqisë të nënshkruanin këtë program të përbashkët, si dhe të angazhoheshin për masa të ndërsjella e konkrete. Projektprogrami konsiston në hartimin e një projektstatuti të përbashkët për monitorimin, vëzhgimin edhe ndërhyrjet e nevojshme në ujrat ndërkufitare.

Në këtë program të përbashkët investimesh në dy lumenjtë Vjosë dhe Drino janë parashikuar të ndërtohen diga dhe vepra arti që do të realizohen me marrëveshje dypalëshe. Kufiri shqiptaro-grek laget nga tre lumenj, Vjosë, Drino dhe Sarandopulos dhe përpjekjet për një marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen e tyre si pasuri ambjentale e mjedisore kanë nisur prej vitit 1984 të shekullit të kaluar për të kryer një rrugë të gjatë deri në nënshkrimin e saj.

  • Data 15.04.2008
  • Autor Odise Kote / Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Di6m
  • Data 15.04.2008
  • Autor Odise Kote / Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Di6m