1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Marrëveshja për kodin me ndihmën e BE-së

Nga 15 dhjetori Kosova do të ketë kodin e saj telefonik 00383. Gjithë kodet e tjera që ka Kosova nuk do të përdoren më pas kësaj date. Ndërmjetësimi i BE-së solli sukses për arritjen e ujdisë.

Lajmi për kodin e ri telefonik u bë i ditur nga ministrja për Dialog e Kosovës, Edita Tahiri, e cila u shpreh të dielën se me Serbinë është arritur marrëveshja për kodin e ri telefonik të Kosovës. Gjashtë vjet kanë kërkuar negociatat e Kosovës me Serbinë për telekomunikacionin, dhe më në fund suksesi u arrit me ndërmjetësimin e BE-së. Kosova nuk do të përdorë më pas datës 15 dhjetor kodet aktuale.

Sipas qeverisë së Kosovës, marrja e kodit është një arritje në krijimin e identitetit të shtetit në fushën e telefonisë. Me ujdinë e arritur vendoset edhe kufiri i frekuencave mes Kosovës dhe Serbisë dhe ulen kostot financiare të kompanive kosovare.