1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Marrëveshja për buxhetin kompromis i çalë

Kryetarët e shteteve të BE ranë dakord për planifikimin e buxhetit deri në vitin 2020. Askush nuk është krejtësisht i kënaqur. Por mundësia për rrugë të reja nuk është shfrytëzuar. Koment nga Christoph Hasselbach.

Rubrikenbild Kommentar albanisch. DW-Grafik: Per Sander 2010_06_18_sendungslogos_albanisch.psd

Rubrikenbild Kommentar albanisch

Ishte një lindje e vështirë. Qenë të nevojshme dy samite, bisedime rraskapitëse natën, derisa u arrit marrëveshja për buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar. Megjithatë rezultati është zhgënjyes. Për të shmangur çdo kërcënim me veto u desh të merreshin në konsideratë kërkesat e tre vendeve të mëdha dhe grupeve të interesit: Vendet e pasura të veriut këmbëngulnin për shkurtime në buxhetin e përgjithshëm. Ashtu si edhe në samitin e nëntorit britaniku David Cameron nuk donte të lëshonte aspak pe nga kjo kërkesë. Ai ndodhet nën një trysni të madhe politike brenda vendit. Në fakt buxheti i ardhshëm disavjeçar tani për herë të parë do të jetë më i vogël se ai i tanishmi. Së dyti, vendet, në të cilat bujqësia zë vend të rëndësishëm, në radhë të parë Franca, dëshironin të ruanin subvencionet agrare. Së treti, është grupi i madh i vendeve në jug dhe në lindje, që kanë frikë se humbasin mbështetjen e BE-së për rajonet e varfra. Në një farë mënyre vendet e gjejnë veten njëkohësisht në grupe të ndryshme, gjë që çon në konflikte interesante interesi. Kështu Gjermania me anë të kancelares kërkon kursime, por ministrja e Bujqësisë dëshiron që bujqit gjermanë të mbështeten mundësisht me fondet e deritanishme. Dhe pastaj gjithnjë e më shumë vende kishin kërkuar zbritje, Britania ka kërkuar të mbajë gjithsesi "zbritjen" e saj të përhershme.

Shkurtime në projektet e së ardhmes

Një veto e vetme do të kishte qenë e mjaftueshme për të prishur marrëveshjen. Presidenti i këshillit, Herman Van Rompuy, kishte detyrën e vështirë për të kënaqur në një farë mënyre të gjitha dëshirat. Me sa duket në fund ia arriti, megjithë hapësirën e vogël, që pati. Çmimi janë tani prioritetet e gabuara. Sepse shkurtime do të bëhen tani pikërisht në studimet shkencore, në projektet e mëdha, ndërkufitare e infrastrukturore. Ato do ta kishin çuar Evropën përpara. Ato do të kishin patur në fund të fundit efekt më të madh në luftimin e papunësisë të lartë të të rinjve, se sa një zjarr kashte, që ndizet tani me zhurmë të madhe. Subvencionet e larta agrare nga ana tjetër pengojnë rritjen e aftësisë për konkurrencë. Ato i përkasin Evropës së dikurshme. Edhe ndaj projekteve për mbështetjen strukturore në vendet pak të zhvilluara të Evropës ia vlen të kesh rezerva. Politika bujare për financimin e rajoneve të Spanjës, Portugalisë dhe Greqisë nuk ka penguar dëbësimin shumë të madh strukturor të këtyre vendeve.

Shpenzimet nuk mbulohen

Dobësitë e sistemit të deritanishëm, me harxhime pa sistem nga njëra anë dhe pak investime në fushat e së ardhmes, janë të njohura. Por me qëllim që secili kryeministër të mund të pohojë në vendin e tij se ka fituar dhe të mos dalë sërish pa rezultat, pjesëmarrësit e samitit gjetën këtë kompromis. Dhe jo vetëm kaq, ata kanë lejuar, që kontributet e detyruara për t'u paguar në buxhet përsëri të mos mbulohen. Ndërsa buxheti i këtij viti nuk financohet dot plotësisht, sepse shtetet nuk i paguajnë atë, që kanë premtuar të paguajnë. BE krijon një boshllëk gjithnjë e më të madh në financim, që i parë nga ana ligjore nuk duhet të ndodhë.

Luftë për pushtet me parlamentin

Tani sytë janë drejtuar tek Parlamenti Evropian. Për herë të parë në historinë e kornizave financiare shumëvjeçare, siç quhen zyrtarisht buxhetet shtatëvjeçare, kërkohet miratimi i parlamentit. Dhe kryetari i tij Martin Schulz ka bërë fare të qartë se nuk do ta lejojnë vetën të jenë vetëm ata që aprovojnë vendimet e marra. Deri tani pjesa më e madhe e deputeteve thuajse nga të gjitha partitë nuk duan të pranojnë shkurtimet e buxhetit dhe deficitet e tjera. Parlamenti ka në dorë një gjë të madhe. Në qoftë se nuk bihet dakord, buxheti i vitit 2013 do të vazhdohet çdo vit, madje edhe me kompensimin për inflacionin. Atëherë nuk do të kishte shkurtime. Prandaj shtetet anëtare janë shumë të interesuara të bashkëpunojnë me parlamentin. Kjo mund të ndodhë me elementet e fleksibilitetit, me qëllim që fondet buxhetore të mund ta lëvizin mes viteve buxhetore dhe sektoreve të fondeve buxhetore. Nga ana tjetër edhe deputetët ndodhen nën trysni, që të mos dalin si bllokues pas arritjes me vështirësi të kompromisit nga Këshilli. Javët e ardhshme do të tregojnë, se kush do ta fitojë këtë luftë për pushtet dhe çfarë pasojash do të ketë ajo për BE.

  • Data 09.02.2013
  • Autor Christoph Hasselbach
  • Fjalët kyç BE, Buxheti, Koment
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/17bEP
  • Data 09.02.2013
  • Autor Christoph Hasselbach
  • Fjalët kyç BE, Buxheti, Koment
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/17bEP