1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Marrëveshja - hap drejt zgjidhjes së krizës

Arrihet marrëveshja politike në Maqedoni. Ndryshimet e tanishme me krijimin e qeverisë kalimtare i paraprijnë zgjedhjeve të reja të parashikuar 24 prill 2016 dhe japin shpresë për dalje përfundimtare nga kriza.

Mazedonien Krisengespräch in Skopje

Bisedime të gjata për zgjidhjen e krizës

Liderët e katër partive më të mëdha në Maqedoni kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Qeverinë dhe Ligjin për ndalimin e publikimit të materialeve të përgjuara, duke zhbllokuar kështu edhe procesin e negociatave për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni. Marrëveshja parashikon që një politikan i opozitës, Oliver Spasovski të emërohet ministër i Brendshëm, ndërsa Frosina Remenski si ministre e Punës dhe Politikës Sociale. Gjithashtu kandidatë nga opozita do të jenë edhe Kire Naumov, zëvendësministër i financave, Lupço Nikollovski i Bujqësisë dhe Aleksandar Kiracovski i Shoqërisë Informatike. Zëvendësministrat do të kenë të drejtë vetoje ndaj vendimeve të ministrave vetëm për çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Ligji për ndalimin e publikimit të materialeve të përgjuara nga ana tjetër parashikon dënime për mediat vetëm për publikimin e bisedave që prekin privatësinë, por jo për biseda që prekin interesin publik. Gjithashtu, është arritur marrëveshje që të kërkohet vendim nga Komisioni i Venecias.

Qeveria e re kalimtare do të zyrtarizohet deri më 15 janar të vitit të ardhshëm ndërsa deri në fund të këtij viti duhet të dorëhiqet kryeministri aktual, Nikolla Gruevski. Liderët e partive kanë thënë se marrëveshja e arritur është hap shumë i mirë drejt zgjidhjes përfundimtare të krizës. Ndërkohë 24 prilli i vitit të ardhshëm mbetet data e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Mazedonien Sozialdemokratische Partei - Zoran Zaev

Lideri opozitar, Zoran Zaev

Gruevski: Nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve

Liderët e partive thonë se marrëveshja e arritur është hap shumë i mirë drejt zgjidhjes përfundimtare të krizës. Për liderin e VMRO-së, me rëndësi është që zgjedhjet të mos shtyhen dhe të mbahen më 24 prill të vitit të ardhshëm. Për emrat e dakorduar për ministra dhe zëvendësministra nga radhët e LSDM-së, kryeministri Gruevski tha se bëhet fjalë për emra të theksuar partiak, e kjo sipas tij është mirë për shkak se kështu do të ndërmarrin përgjegjësi politike.

“Qëllimi ynë strategjik si parti ishte të betonohet data e zgjedhjeve, për çka LSDM pati tentime ta shtyjë, përkatësisht kërkoi të zgjatej, por ne nuk e lejuam atë dhe insistuam të mbetet 24 prilli dhe ia arritëm. Data për zgjedhje me ligjet që tani do t'i propozojmë në Parlament do të definohet se më 24 prill do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, është shprehur Nikolla Gruevski.

Me këtë marrëveshje opozita maqedonase merr përgjegjësi

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është i kënaqur nga marrëveshja e arritur dhe kompromisi në pjesën e vetos së zv/ministrave vetëm për çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Me këtë marrëveshje, fitoi Maqedonia, ka thënë Zaev. “Zgjidhjen e gjetëm në shndërrimin e formulimit të fjalëve nga vetë marrëveshja ku thuhet se zëvendësministri ka të drejtën e vetos për punë që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve. Qëllimi ynë është që të kërkojmë shans të drejtë që ta kryejmë obligimin tonë në MPB dhe ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Këtë e bëjmë në mënyrë që të kemi garancë se qytetarët do të shprehim lirshëm vullnetin e tyre në zgjedhjet e 24 prillit”, ka deklaruar Zaev.

Mazedonien Demokratische Union für Integration - Ali Ahmeti

Kreu i BDI, Ali Ahmeti

Ahmeti: Marrëveshja i bën fitues të gjithë

Për BDI-në në këtë marrëveshje nuk ka fitues e të humbur. Pozitat e shqiptarëve në pushtetin ekzekutiv mbetën të pa prekuara, sipas marrëveshjes, ndryshime, kontroll dhe ndarje të ndërsjellë të pushtetit do të ketë vetëm midis VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së për arsye të përplasjeve dhe mosbesimit në mes të dy partive maqedonase që edhe sollën gjer në krizën politike më të thellë në vend.

"Definitivisht të gjitha partitë politike parlamentare, kanë arritur marrëveshje për realizimin e marrëveshjes së 2 qershorit.Të gjitha dallimet që kanë ekzistuar deri sot, janë tejkaluar.U bë mirë për Maqedonin, për të gjithë qytetarët e saj. Sigurisht që askush nuk është triumfator, të gjithë janë fitues , por nuk ka as të humbur. Jam shumë i bindur që kemi bërë një punë të mirë”, ka deklaruar Ali Ahmeti, lider i BDI-s.

PDSH dyshon në realizimin e marrëveshjes

Përfaqësuesi i PDSH-së, Imer Aliu ripërsëriti se PDSH mbetet partia e vetme opozitare pasi nuk do të marrë pjesë në qeveri. “Ne nuk jemi pjesë e bisedimeve përsa i përket qeverisë së re dhe caktimit të ministrave. Kështu që ne ngelim opozitë, opozitë e vetme. PDSH mbetet opozitë tashmë e vetme në këtë shtet. Ne nuk kemi besim që kjo marrëveshje të realizohet por mbetet përgjegjësi e atyre që janë pjesë e bisedimeve përsa i përketë qeverisë”, thotë Imer Aliu nga PDSH.

Procesi i negociatave midis katër partive politike u zhbllokua me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, të cilët ishin pjesë e bisedimeve gjatë gjithë periudhës që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Përzhinos. Pas arritjes së marrëveshjes për ligjin për qeverinë teknike dhe ligjin për ndalimin publikimit të materialeve të përgjuara, që së shpejti marrëveshja të marrë votat në Parlament.