Marrëveshja atomike me Iranin në rrezik | Bota | DW | 05.08.2017
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Marrëveshja atomike me Iranin në rrezik

Marrëveshja atomike me Iranin hyri në fuqi para një viti (05.08.2016). Ajo e ka bërë botën më të sigurtë, thonë europianët, por amerikanët do të donin ta rrëzonin atë.

Logo International Atomic Energy Agency IAEA (picture-alliance/dpa/R. Schlager)

Logoja e Agjencisë Ndërkombëtare Atomike, IAEA

Në Teheran u kuptuan më qartë se kurrë këtë të shtunë diferencat me SHBA-së dhe europianëve në lidhje me Iranin. Presidenti iranian Hasan Rohani, i zgjedhur me shumicë votash, bëri betimin për mandatin e dytë. Të ftuar  - e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, ministri i Jashtëm francez, Jean-Ives Le Drian. Gjermania përfaqësohet nga zëvendësministri i Jashtëm.

Paraqitja e europianëve ndeshet hapur kështu me qëndrimin e Uashingtonit. Në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, në maj, presidenti Trump u kishte bërë thirrje „të gjitha shteteve me ndërgjegje" të izolojnë Iranin. E rrezikuar është edhe marrëveshja që zgjati 12 vite negociimi, e cila redukton programin atomik iranian dhe mundëson rikthimin e Iranit në arenën ndërkombëtare pas mjaft vitesh sanksionesh të ashpra.

Në thelb, sipas marrvveshjes, programi atomik iranian do të reduktohet dhe mbahet nën kontroll. Si shpërblim, bien sanksionet e lidhura me programin atomik. Deri më tani marrëveshja funksionon. Në raportet e Agjencisë Ndërkombëtare Atomike shënohet se Irani i përmbahet marrëveshjes. Për BE është e qartë: Ky është një hap i madh drejt sigurisë dhe mospërhapjes së armëve atomike në botë.

"Shumica kërkon rrëzimin e marrëveshjes"

Por ndryshe është qëndrimi në SHBA. Sascha Lohmann nga fondacioni i Berlinit, Shkenca dhe Politika thotë për Deutsche Wellen, se si presidenti amerikan ashtu edhe kongresi janë shumë skeptikë kundër kësaj marrëveshjeje. "Kjo do të thotë që një shumicë e konsiderueshme do që marrëveshja të rrëzohet ose të ndryshohet me kushte të reja. Kjo do të thotë që ka rrezik konkret, që në SHBA në një të ardhme të afërt diçka të ndryshojë”, thotë Lohmann.

Shansi për këtë mund të jetë në tetor. Çdo 90 ditë, presindeti i bën të ditur kongresit, nëse Irani i plotëson kushtet, për të vazhduar lehtësimin e sanksioneve. Ndërkohë është ngritur një grup pune që të gjejë mënyrat, se si mund të vendosen rishtazi sanksione të lidhura me programin atomik.